Kontaktoni: +355676000434

Hereke

Sixhadet "HEREKE" janë prodhuar në Hereke, provincë e Anadollit, Turqia e sotme. Sulltan Osmani, më 1841 mblodhi endësit më të famshëm dhe urdhëroi prodhimin e qilimave për pallatin perandorak. Më pas, këto sixhade filluan të përdoreshin si dhurata për mbretërit, aristokratët dhe ambasadorët. Përmbajnë afërsisht 850,000 nyje për m2, të përbëra nga leshi dhe mëndafshi natyral i cilësisë së parë. Kryesisht mbizotëron dizajni i luleve dhe detajeve floreale apo formave të harkuara dhe detajeve të cilat janë punuar me mëndafsh, ndërsa baza me lesh. Dizenjot gjenden në shumllojshmëri ngjyrash. Për realizimin e një qilimi të tillë duhen rreth 1530 orë pune.
Category: