Kontaktoni: +355676000434

Sixhade AFGAN

Sixhadet 'Afgan' janë traditë mijëra vjeçare e Afganistanit. Dizajni tradicional më i përdorur është ai i këmbës së elefantit 8-këndësh të shtypur shpesh në një sfond të kuq si dhe fragmente të memorizuara të jetës nomade. Përbëhen prej më shume se 650 mijë nyje për m2, duke i bërë ndër qilimat më jetëgjatë. Materiali që e përbën të gjithë endjen është lesh. Ngjyrat e përdorura janë nuancat natyrale të së kuqes, vishnjes dhe blusë së errët. Kohëzgjatja që nevojitet për punimin e një sixhade të tillë është afërsisht 1200 orë. Në 2008, 2013 dhe 2014, sixhadet Afgan kanë fituar çmime ndërkombëtare, në International Oscar Carpet, të mbajtur në Gjermani.
Category: