Kontaktoni: +355676000434

Bota e Pierre Cardin përbëhet nga shumë elemente; ajo është klasike por edhe avant-gard. Modë, aksesorë, detaje, mobilje, tekstile magjike, butësi dhe timeless… E tillë është bota inovative e Pierre Cardin Home

Format gjeometrike në produktet e saj, të lidhura me ndërthurjen e fibrave, formave dhe teknologjisë artizanale me atë moderne për të krijuar linja unike dhe të pa imitueshme, njihen në të gjithë botën.

Pierre Cardin Home, ndër të tjera, pas vendosjes së statusit të markës prestigjoze dhe si ofruesja ekskluzive e tapetave dhe sixhadeve artizanale unike, ne Shqipëri dhe më gjerë, e vijoi zgjerimin e saj edhe në prodhimin dhe ofrimin e mobiljeve Pierre Cardin apo duke marë ekskluzivitetin e emrave botëorë në industrinë e mobiljeve, dyshekëve, aksesorëve, letrave murale etj. Materialet e përdorura nga Pierre Cardin, përbëhen nga fibra natyrale, anti-bakteriale dhe në harmoni me shëndetin tuaj.

Pierre Cardin, erdhi për herë të parë në Shqipëri në Qershor të 2010, me një showroom në City Park. Përgjatë kohës, brandi Pierre Cardin, u bë akoma edhe më i fuqishëm në Shqipëri. Sot, ky brand, është zhvilluar në në Pierre Cardin Home, Pierre Cardin dhe ekskluzivitetet brenda industrisë së arredimit të ambjenteve dhe linjave Interior Design nga e gjithe bota.

Produktet dhe Shërbimet

Produktet dhe shërbimet që mund ti gjeni tek Pierre Cardin Home përfshijnë:

i. Tapetat (bambu natyrale)

    a. 50% punim dore dhe 50% prodhim industrial

    b. 100% prodhim industrial.

ii. Sixhadet artizanale (100% fibra natyrale të mëndafshit dhe leshit të cilësisë së parë.

iii. Mobiljet – Pierre Cardin, Doimo Salotti dhe Zebrano.

iv. Letrat murale dhe aksesorët ndriçues.

v. Aksesorët e ngrënies, tryezat e ngrënies dhe aksesorët dekorues.

vi. Dyshekët dhe aksesorët e dhomave të gjumit.

Gjithçka e konceptuar dhe prodhuar me përkushtimin maksimal të mjeshtrave artizanalë të punimeve artizanale, projektimit dhe dizajneve të mobiljeve , të cilat ndër vite kanë ndjekur traditën e lashtë dhe kulturat e këtyre punimeve. Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre.