Blog

Decoration

Si ndikojnë tapetet në shëndetin tonë?

Tapetet mund të përmbajnë ndotës dhe papastërti si: marimangat e pluhurit, mikro-insektet, kacabunjët, grimca ndotëse, elemente të plumbit, sporet e mykut, pesticidet, papastërtitë dhe pluhurat.  Gazrat toksik që ndodhen në ajër mund të mblidhen në pjesë të vogla të cilat ngjiten në tapet. Këto ndotës mund të ngrihen në ajër gjatë rregullimeve në shtëpi, restaurimeve, levizjeve të mobiljeve, marrjes së pluhurave dhe gjate ecjeve mbi tapet. Në shtëpi, fëmijët janë ato që mund të ekspozohen më së shumti ndaj këtyre ndotësve dhe papastërtive. Ata kalojnë shumë kohë duke lozur apo duke qëndruar mbi tapet duke vënë në kontakt të vazhdueshem duart me buzët e tyre. Nëse një sipërfaqe e madhe është e mbuluar me një tapet të zakonshëm, atëherë bëhet shumë e vështirë për ta pastruar ndotësit dhe alergjenët e ajrit brenda në shtëpi.

Elementet kimike apo sintetike të përdorur në ditët e sotme për prodhimin e tapeteve, qepjeve apo zbukurimeve të tyre mund të dëmtojnë jo pak rëndë shëndetin tuaj. Disa nga këto kimitate dhe ngjitës janë prodhuar me Komponentë Organik të paqëndrueshëm (VOC’s) të cilët lëshojnë aroma të pakëndshme dhe ndotës. Një numër i madh i rasteve të raportuara kanë qënë në lidhje me shkaktimin e kollitjeve tek bebet gjatë vitit të parë të jetës.

A është e mundur të mbroni shëndetin tuaj duke zgjedhur tapet?

Ja pra që blerja e një tapeti nuk është një gjë e zakonshme dhe e thjeshtë. Është një zgjedhje në të cilën ju duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm dhe të jeni vazhdimisht të informuar.

Pikë së pari, gjëja për të cilën duhet të informoheni është lloji i fibrës së përdorur në endjen e tapetit. Ka plot elementë kimik dhe sintetik që përdoren në masë. Tapetet dhe qilimat më të shëndetshëm janë ato të endur me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale-autentike siç janë: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral. Këto materiale gjendjen në cilësi shumë të mirë edhe nëse janë prodhuar me anë të proçeseve automatike në fabrika si mendafshi industrial, leshi industrial, pambuku dhe bambuja industriale, etj. Gjithashtu, ekziston edhe nje material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje që është akreliku industrial. Ky material, i cilësisë së parë, i çertifikuar për sa i përket përdorimit dhe përmbajtjeve të shëndetëshme që ka, siguron një sipërfaqe tepër të butë, të pastër dhe të sigurt ndaj shtypjeve apo konsumimit të shpejtë, dukë i dhënë kështu tapetit tipare thuajse të ngjashme me ato të prodhuar me fibra natyrale-industriale.

Së dyti, çdo produkt duhet të shoqërohet me çertifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj me ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produkte të tjera, edhe tapeti duhet patjetër të shoqerohet me çrtifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij. Një tapet apo produkt tekstili pa çertifikatë cilësie është tregues i një produkti jo të sigurt apo jo i cilësisë që ne duhet të zgjedhim.

Së treti ju duhet të jeni të vëmendshëm për ajrosjen e tapetit. Tapeti i duhur, është një tapet i cili në çdo kohë dhe temperaturë ambjenti mban një ajrosje të vazhdueshmë. Për këtë ju mjafton të bindeni që tapeti eshtë endur me fibrat dhe fijet e duhura.

Së katërti, ju duhet të kemi kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tapetit përdoren elementë kimik dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshmë, këto elementë kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larje.

Së fundmi, duhet të jeni të kujdesshëm për dendësinë e tapetit. Dendësi më e lartë do të thotë jetëgjatësi më e lartë, butësi që zgjat dhe rezistent në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.

Është detyra jonë që shqetësimin për një ambjent sa më të pastër dhe mikpritës ta ndajmë sëbashku.

Tek Pierre Cardin Home, çdo produkt shoqërohet me çertifikatën përkatëse të cilësisë. Informacionet e detajuara për prodhimin e tyre dhe mbi të gjitha veçoritë përkatëse të materialeve të përdorura në endjen e tapeteve apo për çdo produkt. Është sërish përgjegjësi e jona që paralelisht me arredimin e ambjenteve tuaj, pikë së pari të sigurohemi për shëndetin tuaj dhe të vegjëlve tuaj.

Tapetet dhe sixhadet e Pierre Cardin Home janë anti-alergjike

Tapetet dhe sixhadet e Pierre Cardin Home janë anti-alergjike, anti-bakeriale, anti-mykotike dhe rezistente ndaj pluhurit. Për më tepër, ju mund të drejtoheni pranë shoëroom-eve të Pierre Cardin Home dhe personeli në shoëroom-e është i hapur për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe të gatshëm për t’ju dhënë sugjerimet përkatëse për ambjentet tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping cart

close

Sign in

close

Sidebar Scroll To Top

HEY YOU, SIGN UP AND CONNECT TO WOODMART!

Be the first to learn about our latest trends and get exclusive offers

Will be used in accordance with our Privacy Policy

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe në internet, ju pranoni të përdorni cookie-t tona.