Uncategorized

Divanët Ideal për Shtëpinë Tuaj

Dhoma e ndenjes është një dhomë kaq unike dhe rëndësishme në shtëpi, aty pushojmë pas një dite të gjatë pune.  Është aty ku ne i presim miqtë për kafe. Aty ulemi me familjen gjatë ngrënies. Me fjalë të tjera, dhoma e ndenjes është si njësia qëndrore e çdo shtëpie; secili mund të ketë dhomën e tij të gjumit, por kur vjen puna te dhoma e ndenjes, të gjithë bashkohemi aty. Një nga karakteristikat më të mëdha dhomës së ndenjes është komoditeti.

Pronarët e shtëpive ndonjëherë priren të tërhiqen nga stili dhe pamja, duke i kushtuar pak vëmendje rehatisë. Epo, e vërteta është se një dhomë ndenje kombinon komoditetin, stilin dhe veçantinë. Lloji i divaneve që zgjidhni do të luajë një rol të madh në përcaktimin se sa rehat do të ndihet familja dhe miqtë tuaj në dhomën e ndenjes.  Pamja e divanit dhe kolltukëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se rehatia që ato ofrojnë. 

Përshtypjet e para kanë shumë rëndësi, kudo që të jeni, në punë, në shtëpi. Kur vizitorët vijnë në shtëpinë tuaj, gjëja e parë që ata do të vënë re janë divanet tuaja. Si duken, a janë të vjetër, lëkura nuk i shkëlqen më dhe janë të lënë pas dore? Çfarë brandi janë? A janë komfort? Të gjitha këto bien në sy tek vizitorët tuaj. 

Së dyti, zgjedhja juaj e divaneve flet shumë për ju, shijet dhe preferencat tuaja. Me fjalë të tjera, zgjedhja juaj e mobiljeve të shtëpisë shpesh reflekton personalitetin tuaj. Në ditët e sotme, dikush mund të zgjedhë  mobilje moderne dhe bashkëkohore, orientale, e kështu me radhë. Çdo lloj që ju zgjidhni reflekton atë që ju jeni. 

Më poshtë do të gjeni rekomandimet tona për divanët që duhet të jenë në dhomën tuaj të ndenjes. 

Seti i Divanëve Clark nga Doimo Salotti 

Ky set është një set divanësh unik, me ndërthurjen e vintages me dizajnin modern. Këto divanë janë ndërtuar me mjeshtëri.  Divani Clark është divan lëkure dhe i jep ambientit tuaj një pamje ekskluzive dhe një prekje luksi.  Ky divan unik, është zgjedhja ideale nëse po kërkoni për divanë, të cilët bien në sy dhe janë divanë lëkure. 

Seti i Divanëve Soprano nga Doimo Salotti 

Divani Soprano është një model, i cili nuk i druhet kohës dhe qëndron besnik ndaj traditës, i cili i vendos theksin detajeve dhe materialit. Ky divan me stil francez, do t’i japë shtëpisë suaj ndenjën e komfortit dhe ngrohtësisë.  Me një veshje tekstile pambuku dhe fijeve natyrale, divani soprano është anti-njollë. Pra nuk do të vuani nga njollat dhe shenjat e padëshirueshme. 

Seti i Divanëve Denver nga Doimo Salotti 

Denver është tërësisht i veçantë, ky divan është me stil urban dhe i veshur me lëkurë të vërtetë.  Ky kënd di të të emocionojë dhe të dallojë nga të tjerët. Baza është e veshur në mënyrë shumë fine, e ngritur nga toka dhe mbahet nga këmbë metali. Krahu i këndit Denver i jep karakter të gjithë modelit, duke e bërë atë një ndërthurje të së shkuarës klasike made in Italy dhe të ambienteve moderne. 

Secili nga këto divanë e nxjerr në pah dhomën tuaj të ndenjes në mënyrën e tyre unike. Këta divanë të Doimo Salotti mund t’i gjeni tek Pierre Cardin, gjigandin e arredimit dhe klasit. Divanët e Pierre Cardin janë një “MUST” nëse doni të keni një shtëpi të veçantë, me stil, e cila bie në sy. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *