Decoration

Abazhurët dhe Llambadarët e duhur për Shtëpinë

Sot le të flasim për zgjedhjen e abazhurëve dhe llambadarëve! Ato janë një nga elementët më të rëndësishëm në shtëpitë tona! Abazhurët dhe llambadarët janë ndihmës,dekorues, udhëzues, udhërrëfyes dhe më shumë! Pra, le të kalojmë pak kohë sot duke diskutuar abazhurin dhe llambadarët  e duhur për punën e duhur! 

Ka shumë mënyra për të ndriçuar shtëpinë, prandaj le të flasim për abazhurët dhe llambadarët perfekt për shtëpinë tuaj. 

Llambadarët dhe abazhuret jo vetëm që duhet të ndriçojnë dhomat tuaja, por gjithashtu të shtresojnë dritën ashtu siç dekorojmë ne. A e dini se jo çdo cep i çdo dhome duhet të ndriçohet? Dhe nëse dhomat tona janë krejtësisht të ndriçuara ato shpesh duken të ashpra?

Abazhuret kanë shumë qëllime! Qëllimi i tyre kryesor është të hedhin dritë në një dhomë të errësuar. Por abazhurët dhe llambadarët bëjnë shumë më tepër se kaq! Ato ndriçojnë zonat ku lexojmë dhe bëjmë detyra. Ata vënë në qendër të vëmendjes artin dhe sjellin dramë në një dhomë dhe ato shtojnë ngrohtësi në shtëpitë tona.  Me pak fjalë ato janë aksesorët perfekt në shtëpi. 

Përveç bukurisë ata kanë edhe qëllime  funksionaliteti. Ka shumë lloje të ndryshme abazhurësh, të cilët përdoren për qëllime specifike. 

Zuloni disa prej llojeve të abazhurëve

 Abazhurë për të lexuar, këta abazhurë e drejtojnë dritën aty ku ju po punoni, aty ku po lexoni, mbi libër, mbi laptop, etj.  Kur kërkoni një abazhur për këtë funksion duhet të keni në mendje këto funksionalitete të abazhurit: 

  • Një kokë abazhuri që rrotullohet sipas dëshirës tuaj. 
  • Dritë me fuqi të ndryshme 
  • Lartësia, nuk duhet të jetë më e lartë seç duhet, sepse ndikon në përqëndrimin e saj. 

Abazhurë për tavolinat dhe këndet, këta abazhurë funksionalitetin e tyre kryesor e kanë të duken bukur me dekorin e shtëpisë dhe drita e tyre të miksohet me atë të llambadarëve kryesor të dhomës. Ajo që është e rëndësishme të konsideroni në me këta abazhurë është pozicionimi i tyre në dhomë.

Ku mund të gjej abazhurë dhe llambadarë cilësor në Tiranë? 

Përgjigjja është Pierre Cardin, lider në Shqipëri dhe jo vetëm për aksesorët e shtëpisë. Abazhurët Pierre Cardin to t’i japin shtëpisë suaj një pamje unike, luksoze dhe të paarritshme. 

Pra blerja e një abazhuri është më shumë se thjesht gjetja e një abazhuri që duket i bukur dhe shkon me dekorin, por është edhe aftësia ndriçuese e tij dhe funksionaliteti. 

Shpresojmë, që me këtë artikull të kemi arritur t’ju ndihmojmë për të gjetur abazhurin ose llambadarin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *