Carpets, Decoration

Tapet Handmade vs Tapet Industrial

Asgjë nuk e bën shtëpinë të duket më e rehatshme dhe më mikëpritëse se aksesorët dhe dekorimet e saj. Pasi konsiderohet se këto elementë tregojnë dhe mbajnë historinë e një shtëpie. Kur vjen puna tek elementët të cilët kanë më shumë sy në shtëpi janë tapetët. Tapetët i japin një pamje të plotë dhe lartë shtëpisë. Tapetët janë mënyra perfekte për të treguar stilin tuaj dhe për ta shprehur atë nëpërmjet dekorit të brendshëm.

Blerja dhe gjetja e tapetit të përshtatshëm nuk është aq e lehtë ju mund të konfuzoheni mes larmishmërive të tapetëve handmade dhe tapetëve industrial.

Pierre Cardin brandi mbarëbotëror i njohur për linjën e tapetëve gjatë këtij artikulli do t’ju shpejgojë sesi të gjeni tapetin handmade të duhur.

Kur jeni në dilemë me zgjedhjes së tapetëve handmade dhe tapetëve industrial informacionet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen ideale.

Tapetët handmade janë më të qëndrueshëm

Ashtu si me shumicën e gjërave, fakti që punohen me dorë dhe janë tapetë handmade, bën që ata të jenë punuar më me kujdes dhe detaj.

Në betejën midis tapetëve handmade vs tapetëve industrial, tapetët handmade marrin çmimin e parë për veçantinë, punimin, detajet dhe qëndrueshmërinë. Edhe pse tapetët handmade marrin më shumë kohë në punimin e tyre, ata janë më jetëgjatë dhe cilësor.

Tapetët handmade janë unik


Dihet se tapetët e punuar me makineri kanë mungesë të unikes dhe veçantisë, si një tapet mund të gjeni dhe 20 tapetë të tjerë. Nëse doni të krijoni një shtëpi unike dhe ndryshe nga të tjerët atëherë ata nuk janë të duhurit për ty. Tapetët Handmade i përshtaten stilit tuaj personal.

Tapetët handmade kanë material më cilësor

Për një tapet, ku për të cilin shpenzohen orë dhe muaj të tërë për ta punuar dhe krijuar domosdoshërisht përdoren materiale më cilësore dhe të forta. Këto tapetë të punuar me dorë dhe përkujdesje maksimale mund të qëndrojnë me dekada të tëra. Materialet si leshi dhe mëndafshi janë materialet më të mira dhe luksoze për tapetë.

Tapetët handmade janë miqësor me mjedisin

Materialet dhe puna e bërë për të ndërtuar një tapet handmade janë më miqësore me mjedisin dhe nuk e dëmtojnë atë. Këto materiale cilësore dhe natyrore qëndrojnë me dekada duke bërë që të krijohet më pak mbetje prej tyre.
Për Pierre Cardin cilësia dhe impakti në mjedis është shumë i rëndësishëm. Qëllimi i tyre është të krijojnë tapetë unik, cilësor dhe jo dëmtues ndaj mjedisit. Pierre Cardin punon me materialet më luksoze për tapetë duke ju ofruar jo vetëm qënrueshmëri të tapetëve, por edhe luks dhe rehati.

Tapetët handmade rekomandohen për të gjithë ata që e duan natyrën, të bukurën, jetëgjatësinë dhe uniken.
Gjithashtu ja vlen të theksojmë se edhe tapetët industrial kanë vlerat e tyre, të cilat nuk duhen hedhur poshtë, por zgjedhja e duhur mes tapetëve handmade vs tapetëve industrial është tapetët handmade. Por kjo nuk do të thotë që ju duhen të zgjidhni gjithmonë vetëm tapetët handmade. Tapetët industrial shërbejnë për funksione të ndryshme, ku ju mund t’i ndërroni me ato handmade.

Nëse jeni akoma të pasigurtë për zgjedhjen tuaj ju ftojmë të vizitoni dyqanet e Pierre Cardin ku ju mund të informoheni dhe të shikoni tapetë të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *