Decoration

Mobilje Luksi: Si të arredojmë një shtëpi

Ideja e arredimit të një shtëpie me mobilje luksi është e lakmuar nga shumë njerëz, por secili ka këndvështrimin e tij personal në lidhje me pamjen që kanë mobiljet e luksit. Disa njerëz quajnë me mobilje luksi një shtëpi të dekoruar me llambadarë të mëdhenj kristali, perde të gjata mondane, tavolina të mëdha prej druri, ndërsa disa të tjerë quajnë një shtëpi me hapësira moderne të rrethuar me xhama të mëdhenj, me divanë linear dhe aksesorë abstrakt. Cilido qoftë mendimi juaj për mobiljet e luksit, zbuloni disa ide arredimi, të cilat i përshtaten çdo shije dhe hapësire. Në këtë artikull do të eksploroni një sërë idesh të përsorura për të arritur një dekor të lartë dhe luksoz, me mobilje luksi, me perde mahnitëse dhe dizajn unik.

Keni një shtëpi të lartë dhe nuk dini si ta dekoroni për ta bërë të duket sa më luksoze dhe e plotë? Projektuesit e Pierre Cardin rekomandojnë aksesorë dhe mobilje luksi të cilat e mbushin dhomën deri në tavan si: një palë rafte librash që ngjiten deri në tavan. Këto rafte i japin shtëpisë suaj elegancën e nevojitur.

Letra Murale

Një mur me motive. Motivet qofshin abstrakte apo antike, i japin shtëpisë suaj një pamje plotësie. Me letrat e murit Pierre Cardin mund ta arrini këtë pamje tepër lehtë, pa i dëmtuar muret tuaja.

Llambadar

Llambadar tërheqës. Ndriçojeni tavanin me një llambadar tërheqës dhe modern, të paktë në dhomën e ndenjes dhe shikoni dhomën tuaj të marrë një pamje mbresëlënëse.

Elementë Metalik

Dukuni përrallor me ngjyrat metalike. Elementët metalik e ndryshojnë lukun e shtëpisë dhe e bëjnë atë super moderne. Projektuesit e Pierre Cardin, i rekomandojnë të përdorni elementët metalik në pjesë të ndryshme të murit, sidomos për ato hapësira, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme. Në këtë mënyrë bëhet ndarja midis hapësirave, pa pasur nevojë për një mur ndarës.

Shtresa

Përdorimi i shtresave. Një shtëpi duket shumë e mërzitshme nëse mbushet vetëm me divanë dhe tavolina në të njëjtin nivel. Për t’i dhënë jetë shtëpisë dhe për t’i dhënë pamjen luksoze janë të nevojshme shtresat e ndryshme. Një rekomandim nga Pierre Cardin është përdorimi i abazhurëve me lartësi të ndryshme në të njëjtën dhomë.

Tapet Handmade

Tapet Handamade. Tapeti është ai aksesor, i cili tregon me një shikim se sa luksoze është një shtëpi. Tapeti rekomandohet të përshtatet me ngjyrat e përgjithshme të dhomës. Për një shtëpi sa më luksoze rekomandohet ngjyra monochrom dhe me teksturë të butë.

Krijoni një fokus. Shumica e shtëpive kanë televizorin në qendër, por ne këshillojmë ta harroni televizorin dhe të fokusoheni në diçka më unike. Krijoni një paraqitje elegante, si për shembull një murë me rafte unik dhe të ndriçuar.

Për të krijuar një shtëpi luksi me mobilje luksi është një proces mjaft delikat, pasi luksi dhe pamja e tij nuk përcaktohet nga çmimi i lartë i mobiljes që blini, për këtë arsye ne ju sugjerojmë të zgjidhni Pierre Cardin.

Mobilje luksi dhe unike mund t’i gjeni tek Pierre Cardin. Pierre Cardin, një brand ndërkombëtar sjell në Shqipëri luksin e vërtetë. Nëse jeni të interesuar për më shumë këshilla dhe ide dizajni, ju rekomandojmë të vizitoni dyqanet Pierre Cardin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *