Decoration

Është periudha më e bukur e vitit

Është periudha më e lumtur për të gjithë. Dekori i festave, pema e krishtlindjeve,  urimet, cokollata e nxehtë, darkat me miqtë na ngrohin zemrat. Ka kaq shumë gjëra për të vlerësuar dhe shijuar në këtë sezon festash. Sigurisht, koha me njerëzit e dashur është më e rëndësishmja, por kjo kohë mund të jetë edhe më e paharrueshme në ambjentin e duhur. Kur jeni të rrethuar nga shkëlqimi i dritave të bukura, tekstileve të buta, komode dhe aroma e freskët e një peme të Krishtlindjes, është pothuajse e pamundur të mos filloni të ndjeni atë shkëlqimin e veçantë të sezonit.

Nuk ka dyshim se një pemë e Krishtlindjeve e dekoruar bukur është një element qendror ideal për dekorimin e shtëpisë gjatë festave. Aksesorët dekorues me një nuancë të bardhë i japin pemës një ndjenjë shumë moderne. Pajisjet e ndriçimit, aksesorët dekorativë,tapetët, sixhadet,mobiljet, kolltuqet, letrat murale  mund të shtojnë gjithashtu ambientin e festiv.

Periudha kur ne ndihemi më të motivuar të bëjmë ndryshime në shtëpi, të blejmë më shumë gjëra  është pikërisht gjatë këtij sezoni. Duke filluar me Black Friday e duke vazhduar deri në fund të dhjetorit, bëjmë blerje të shumta.

 Për ti dhënë shtëpisë pamjen që meriton: Pierre Cardin 

Pierre Cardin vjen më pranë jush në këtë dhjetor. Magjia festive ndihet kudo edhe ne Pierre Cardin Home. Blerja e mobiljeve që i përshtaten stilit dhe buxhetit tuaj është një detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse e bëni blerjen tuaj në periudha të veçanta të vitit kur shitjet janë të shumta, mund të kurseni para.Këtë dhjetor kemi vendosur të sjellim më shumë lumturi në shtëpitë tuaja.  Gjithcka vjen me zbritje deri në 70 % . Ku ka më mirë se kaq? 

Pierre Cardin Home, është një markë prestigjoze e cila ka rritur standartin e industrisë së arredimit të ambjenteve dhe linjave Interior Design në tregun shqiptar. Ajo eshtë  ofruesja ekskluzive e tapetave dhe sixhadeve artizanale unike, ne Shqipëri dhe më gjerë, prodhon dhe ofron  mobilje Pierre Cardin si dhe dyshekë, aksesorë, letra murale etj. Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre. Ato janë konceptuar me mendimin tek komforti, butësia, shëndeti pasi përbëhen nga fibra natyrale, anti-bakteriale të cilat janë harmoni me shëndetin tuaj.

Gjithçka e konceptuar dhe prodhuar me përkushtimin maksimal të mjeshtrave artizanalë të punimeve artizanale, projektimit dhe dizajneve të mobiljeve të cilat ndër vite kanë ndjekur traditën e lashtë dhe kulturat e këtyre punimeve. 

Krijoni ambjentin e ëndrave tuaja, shpalosni konceptin që keni mbi stilin dhe komfortin në fushën e interior design, Pierre cardin home është zgjidhja optimale për të përmbushur cdo nevojë dhe pritshmeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *