Uncategorized

Trendet e tapetëve për vitin 2022

tapetet

Tashmë stili i shtëpive dhe zyrave është drejtuar drejt një stili minimalist, por tapetët vazhdojnë të qëndrojnë pjesë e çdo dizajni. Çdo vit krijohen stile unike dhe moderne, për këtë arsye është thelbësore që kur të blejmë tapetin të jemi të kujdesshëm dhe të kemi bërë një analizë të trendeve. 

Lexoni këtë artikull dhe ne do t’ju dregojmë cilët janë tapetët më të fundit, duke përfshirë ngjyrat, dizajnet, format dhe stilet më moderne. 

Tapetët janë pjesë e çdo dizajni duke i bërë ato një pikë kryesore ku projektuesit e shtëpiave fokusohen. Çdo vit ata përpiqen të sjellin versione më të përparuara të tapetëve duke i bërë ata më praktik, për të ruajtur hapësirën, për të luajtur me ngjyrën për një pamje të re, etj. 

Tapet të “thjeshtë”

Dizajnet e thjeshta të tapetëve, po rikthehen fuqishëm në vitin 2022. Këto tapetë janë më trendi, sepse po ndihmojnë në manaxhimin e hapësirave dhe përdorimi i ngjyrave neutrale pa shumë motive bën që tapetët të shkrihen më së miri në sfond. 

Esenca e këtij trendi është: 

  • Motivet e thjeshta për një sipërfaqje uniforme 
  • Ngjyrat neutrale dhe pastel, si e bardha, bezha, roza e hapur 
  • Madhësi më të mëdhaja tapeti për të mbuluar më shumë hapësirë
  • Të shërbejë si një sfond për aksesorët e tjerë të dhomës

Ajo që vihet re se në 2022 ka variacione të reja tapetësh. Një tapet i thjeshtë quhet edhe kur ai është një ngjyrë neurtale si jeshilja, roza dhe bluja ose dhe kur kanë më shumë teksturë në sipërfaqe. 

Rikthimi i tapetëve antik kombinuar me ato modern 

Kjo prirje nënkupton efektin e antikeve që sjellin vlerat e vjetra duke përdorur zgjidhje moderne. Duhet theksuar se antiket janë popullarizuar shumë në vitit 2022 dhe kanë depërtuar në aspekte të ndryshme të dizajnit të brendshëm. 

Ne ju sugjerojmë t’i hidhni një sy tapetëve antik, në këtë mënyrë ju do t’i shtoni një shkëndijë të veçantë dhomës suaj. Një qilim antik do të bëhet një pikë interesi dhe do ta pasurojë mjedisin tuaj. 

Ku të fokusohemi: 

  • Drejtohuni drejt tapetëve, të cilët kanë një dizajn si të venitur dhe të japin njesinë e një pamje të vjetër
  • Tapetët antik duhet t’i merrni me motive dalluese 
  • Tapetët antik nga vendet aziatike janë më të kërkuarat

Stili i motiveve të tapetëve

Lloji i motivit ndikon shumë në pamjen e një tapeti, është e rëndësishme të zgjidhni motivet në ngjyrën dhe formën e duhur. Ekspertët sugjerojnë se motivet e 2022 janë si më poshtë: 

  •  Motive me forma gjeometrike
  •  Motive me vija 
  •  Motive me lule të ndërthurura me gjethe

Si përfundim, tapetët janë dhe gjithmonë do të jenë në modë, sipas ekspertëve tapetët do të jenë gjithmonë pjesë e dizajneve, sepse sjellin larmishmëri dhe ndërthurje.  Këshilla numër një për zgjedhjen e tapetit, përveç se duhet të jetë diçka trendi, ai duhet të pasqyrojë dhe personalitetin dhe ndjesitë tuaja. Sekreti për një shtëpi unike dhe të bukur është ta arredoni atë me  stilin tuaj. Tapetët më modern dhe unik do t’i gjeni tek Pierre Cardin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *