Decoration

Elementë dekori, të cilat nuk duhet të mungojnë në asnjë shtëpi

letra murale

Thuhet që mënyra sesi ne dekorojmë shtëpinë tregon se cilët jemi ne. Çdo njeri përpiqet ta arredojë shtëpinë sipas stilit personal, por janë disa elementë dhe produkte, të cilat çdo shtëpi duhet t’i ketë. 

Jastëkë dekorues

Jastëkët dekorues janë aksesorët numër një për t’i dhënë shtëpisë një pamje të bukur dhe të ngrohtë. Jastëkët mund ta kthejnë një hapësirë të thjeshtë në një hapësirë të stiluar bukur dhe të rehatshme. 

Praktik dhe të bukur, jastëkët dekorues mund të vendosen mbi karrige, divanë, kolltukë, shporta, etj.Nuk ka rëndësi nëse ata janë me ngjyra të forta, apo neutrale, jastëkët janë të nevojshëm për të krijuar një ambient të brendshëm ose të jashtëm me stil. 

Qilima dhe tapetë të vegjël 

Disa nga elementët më të rëndësishëm të dekorit për çdo hapësirë janë rrugicat dhe qilimët e vegjël. Të gjithë ne shpenzojmë shumë kohë për të gjetur tapetin kryesor të dhomës së ndenjes, por rrugicat meritojnë po të njëjtën vëmendje. Pavarësisht ngjyrave, formave, teksturës, materialit, rrugicat i japin menjëherë shtëpisë një stil të jashtëzakonshëm. 

Vazo   

Të gjithë kanë në shtëpi të paktën një vazo, duke ekspozuar lule ose duke i përdorur si organizues. Vazot janë një zgjedhje e sigurtë, pasi nuk dalin kurrë nga moda. 

Letra murale

Letrat murale definitivisht tërheqin vëmendjen e çdo njeriu që i shikon. Letrat murale i japin hapësirave kompleksitetin dhe stilin e nevojitur. Ato i japin çdo hapësire një pamje të re dhe unike. Nëse doni të krijoni diçka të veçantë, atëherë ne ju rekomandojmë të zgjidhni letrat murale. Letrat murale mund të jenë të vështira për t’u përshtatur me pjesën tjetër të dhomave, por nëse gjeni letrën murale të duhur, atëherë do të keni një kombinim fantastik. 

Art i varur në murë

Arti është një element, i cili preceptohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm, për këtë arsye është një nga mënyrat më të bukura për të shprehur karakterin dhe stilin tuaj. Pikturat dhe format e tjera të artit janë si bizhuteri të varura në mure. 

Këto elementë i japin çdo shtëpie, ndjesinë e komfortit, ralaksit dhe mikpritjes. Gjithashtu ju lejon ju të shprehni stilin tuaj në mënyra të reja. Të gjithë këto elementë për shtëpinë tuaj mund t’i gjeni tek Pierre Cardin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *