Carpets

A janë zgjedhja e duhur rrugicat në kuzhinë

Tapetat - Pierre Cardin

Mund të themi që kuzhina është zemra e çdo shtëpie, por kur po e arredoni nuk është se mendoni për t’i shtuar tapetë dhe rrugica. Shumica e njerëzve tapetët unik dhe rrugicat e bukura i mendojnë më shumë për dhomën e ndenjes, por ka ardhur koha për të hequr dorë nga ky steriotip dhe të mendojmë ndryshe. Një tapet ose rrugicë e shtresëzuar në dyshemen e kuzhinës tuaj është një prekje fantastike dekori. Në këtë artikull do të zbulojmë të mirat dhe të këqijat e rrugicave në kuzhinë. 

Benefitet e të pasuri rrugica në kuzhinë:

Komfort

Një dysheme e fortë dhe e ftohtë do të na e hiqte menjëherë dëshirën për të gatuar apo për të qëndruar në kuzhinë. Me rrugicat poshtë këmbëve ju do t’i shtoni kuzhinës komoditetin e munguar. 

Ngrohtësi 

Rrugicat gjatë muajve të ftohtë të dimrit ndihmojnë në mbajtjen ngrohtë të këmbëve. 

Dizajn unik 

Rrugicat vijnë me një larmishmëri ngjyrash, modelesh, formash dhe materialesh, duke ju ofruar ju një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Në këtë mënyrë ju mund ta bëni kuzhinën tuaj komode dhe me stil njëkohësisht.  

Disavantazhet e tapetëve dhe rrugicave në kuzhinë

Rrugicat shtojnë një faktor unik dhe shtesë në dizajnin tuaj të kuzhinës, por rrugicat nuk janë për të gjithë. 

Njollat

Dihet që zona e kuzhinës është një nga vendet më të predispozuara ku mund të bëhesh me njolla dhe normalisht rrugicat nuk mund të shpëtojnë prej tyre. Mund të jeni duke hapur një shishe verë dhe padashje ju derdhet sipër rrugicës, duke e bërë atë me një njollë shumë të vështirë për t’u hequr.  

Lagështia 

Siç e thamë më lart kuzhina është një vend, ku ndodhin shumë mini incidente, si derdhja e një shishe vere, e një gote uji, etj. Kjo bën që tapetët të përthithin lagështi dhe të dëmtohen me kalimin e kohës.  

Si përfundim tapetët dhe rrugicat në kuzhinë, i shtojnë kuzhinës shkëlqimin e merituar, por pasi të vlerësoni avantazhet dhe disavantazhet është në dorën tuaj të vendosni nëse doni rrugica në kuzhinë apo jo. 
Për të gjithë ata që i duan rrugicat, atëherë ejani dhe vizitoni showroom-in e Pierre Cardin, ku do të zbuloni një gamë të gjerë të rrugicave, të tapetëve dhe qilimëve, industrial ose handmade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *