Pierre Cardin (1922-2020) ishte një pionier i modës dhe një nga stilistët më të mëdhenj të Francës.
Ajo që dihet më pak është se stilsti francez me origjinë italiane ka ushtruar talentin e tij edhe si dizajner mobiljesh, duke filluar nga vitet ’70.
Në këtë artikull, ne do të shikojmë prapa në historinë e stilistit Pierre Cardin, me një pasqyrë të krijimeve të ti.
Pierre Cardin në vitin 2017 me rastin e ekspozitës “Les Sculptures Utilitaires” organizuar nga Galeria Carla Sozzani në Milano.
©️Galeria Carla Sozani, Milano.
Pamje e ekspozitës “Les Sculptures Utilitaires”, kushtuar pjesëve të mobiljeve të dizajnit të krijuara nga Pierre Cardin
Para së gjithash, Pierre Cardin ka pasur dëshirën për të dizenjuar mobilje. Ai e bëri këtë në fillim të viteve 1930, kur ishte vetëm 8 vjeç, do duhej të kalonin 40 vjet para se të prodhonte pjesët e tij të para… Ndjenja e formës është ajo që e magjeps këtë krijues unik, i cili përdor me lehtësi termin dizajn kur flet për modën: “Dizajni i modës është kaq i larmishëm. Nuk ka një identitet të qartë si dikur me Balenciaga, Chanel, Cardin, Courreges” thotë ai.
Nga fundi i viteve 1970, Pierre Cardin bashkëpunoi me botuesin Steiner, i cili lançoi një gamë të re mobiljesh, duke përfshirë ulëse të shumta, me synimin për ta rikthyer Francën në qendër të lojës në krijimin e mobiljeve. Fatkeqësisht, koleksionet e ndryshme të krijuara nuk ishin aq të suksesshme sa pritej. Por episodi i Steiner është interesant, sepse tregon njohuritë e Cardin-it, e cila ndërthur luksin, avangardin dhe guximin në krijimet e tij. Tashmë Dizajneri i njohur ndërkombëtarisht u njoh edhe në botën e dizajnit të mobiljeve.
Një tjetër dimension në botën e dizajnit industrial pak i njohur për publikun e gjerë është investimi i tij në krijimin e Westwind Jet me dy motorë për firmën amerikane Atlantic Aviation, në 1978. Cardin projektoi brendësinë dhe pamjen e jashtme të avionit. Në atë kohë, stilisti ishte një nga personalitetet më të njohura franceze në Shtetet e Bashkuara: në vitin 1974, ai ishte stilisti i parë që u shfaq në kopertinën e revistës Time, si Raymond Loewy në një kohë tjetër…
Pierre Cardin dhe Westmind Jet të kompanisë Atlantic Aviation. Ai projektoi dekorimin e brendshëm dhe të jashtëm.
©️Ohlalair
Pavarësisht se bashkëpunimi me Steiner nuk përmbushi pritshmëritë e markës, Pierre Cardin do të përdorte gjeniun e tij krijues në një projekt tjetër që do ta bënte atë një stilist të njohur me një stil shumë të veçantë. Ende në vitet 1970, ai hapi galerinë e tij të quajtur Évolution dhe bëri atë që dinte të bënte më së miri: prodhimin e mobiljeve të modës së lartë…
Pierre Cardin filloi prodhimin e tij të mobiljeve elegant dhe të nivelit të lartë në vitin 1977. Në galerinë e tij, stilisti ekspozon krijimet e Maria Pergay, Yonel Lebovici dhe Serge Manzon, por edhe krijimet e tij. Ai shkoi drejt një prodhimi më elitar. Mobiljet që ai krijon shpesh prodhohen në seri të kufizuara (midis 8 dhe 10 copë).
Stili “Cardin” bazohet në një dashuri të pamatur ndaj formave gjeometrike. Modelet e tij shfaqin forma që ndërtojnë silueta gjeometrike të bazuara në raunde dhe trekëndësha, duke i dhënë të gjithë një vëllim të caktuar skulpturor. Mobiljet e linjës Cardin e pasqyrojnë mjaft mirë këtë estetikë: mobilje me forma gjeometrike linja sensuale dhe të guximshme që janë skulptura të vërteta që mund të soditen nga përpara dhe mbrapa, në një stil shumë të matur.
Pierre Cardin, erdhi për herë të parë në Shqipëri në Qershor të 2010 dhe përgjatë kohës, marka Pierre Cardin ka marrë ekskluzivitetin brenda industrisë së arredimit të ambienteve dhe linjave Interior Design duke e bërë këtë brand të paimitueshme në të gjithë botën.
Pierre Cardin Home, ndër të tjera pas vendosjes së statusit të markës prestigjoze dhe si ofruesja ekskluzive e tapetave dhe sixhadeve artizanale unike në Shqipëri dhe më gjerë, e vijoi zgjerimin e saj edhe në prodhimin dhe ofrimin e mobiljeve Pierre Cardin duke marrë ekskluzivitetin e emrave botërorë në industrinë e mobiljeve, aksesorëve, letrave murale etj.
Gjeni tek Pierre Cardin te gjitha produktet e markes se njohur. Per te pare produktet ne dyqan klikoni ketu.