Uncategorized

Pierre Cardin në Prestige Home Center

A keni një projekt të ri për arredimin e shtepisë tuaj? Mos shpenzoni kohë me matje e porosi nëpër vende të ndryshme, te cilat do t’ju marin jo vetëm kohë por edhe shpenzime shtesë. Shkoni ne Prestige Home Center aty ku do të gjeni një gamë të gjerë dyqanesh për linjat Home dhe Interior design. Mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj nga elegante në mahnitëse janë aksesorët dekorativë, qoftë ky një qilim, poltron, llambë, pajisje ndriçimi, apo letër murale. Janë ato prekjet e buta ato që e bëjnë shtëpinë tuaj një shtëpi moderne dhe të rehatshme. Prestige home, është qendra tregtare e parë në Shqipëri, dedikuar ekskluzivisht vetëm produkteve dhe shërbimeve të linjave “HOME”. Aty do të gjeni gjithçka për shtëpinë, zyrat dhe ambientet e tjera të banimit apo të punës.

Ndër markat prestigjoze të Linjave Home dhe Interior Design do te gjeni dhe Pierre Cardin Home

Pierre Cardin Home prezanton botën e rafinuar të dizajnit të brendshëm, duke pasur në qëndër modën, detajet, tekstilet magjike, elegancën, luksin dhe inovacionin në çdo krijim.

Ky brand i paimitueshëm, i njohur në të gjithë botën,është furnitori ekskluziv i tapetave dhe sixhadeve artizanale unike, në Shqipëri.  Përvec tapetëve industrial dhe sixhadeve artizanale me fibra natyrale të mëndafshit dhe leshit të cilësisë së parë,në Pierre Cardin Home do të gjeni edhe:

  • Mobiljet unike të frymëzuara nga stili Italian e Francez me kënde e poltronë për shtëpi dhe zyra të markave Pierre Cardin, Doimo Salotti, Zebrano, Lutra.
  • Letrat murale me një gamë të gjerë të dizajneve për të gjitha llojet e arredimeve të brendshme, për dhoma ndenje, dhoma gjumi për fëmijë e të rritur.
  • Aksesorë ndricues me dizajne unike që do ti japin karakter mobilimit të shtëpisë tuaj.
  • Biankeri dhe aksesorë dekorues me cilësi maksimale për krevatin dhe dhomën tuaj të gjumit.

Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre. Është pikërisht cilësia dhe dizajni unik që qëndrojnë në themel punës kreative të dizajnerit të famshëm Italian Pierre Cardin.

Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në Paris në vitin 1950 duke sjellë një epokë të re në industrinë e dizajnit. Që nga ajo kohë, shtëpia e modës Pierre Cardin është  kthyer  në një perandori e cila ka licensuar  një numër të madh produktesh duke përfshirë këtu tapetët, mobiljet dhe të gjithë gamën e linjës ‘Home’. Pierre Cardin, erdhi për herë të parë në Shqipëri në Qershor të 2010 duke u bërë brandi ekskluziv i tapetëve dhe sixhadeve.

Pierre Cardin prezantohet me disa showroome në shqipëri ku më i madhi gjendet në Prestige Home Center. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *