Carpets, Decoration, Design trends, Furniture, Uncategorized

Çfarë është interior design? Pyetjet më të shpeshta!

Interior Design

Çfarë është interior design?

Të dizenjosh një hapësirë do të thotë të formësosh përvojën që një person do të ketë brenda saj. Interior design është një projekt që përcakton se si do të funksionojë dhe si do të duket një ambient. Ai duhet t’u përshtatet nevojave, kulturave dhe stilit të jetesës së atyre që banojnë në të.

Mënyra se si ne jetojmë në një hapësirë ka një efekt të madh në krijimtarinë, lumturinë dhe mirëqenien tonë, kështu që është e rëndësishme të kërkojmë ndihmë profesionale në mënyrë që dizajni të jetë i menduar dhe të ketë të gjitha detajet si akustikën, ambientin rrethues, pozicionimin dhe ngjyrat që ambienti të funksionojë dhe të ndihet i plotë.

Nga ndryshon interior design nga dekorimi dhe arkitektura?

Interior design është një disiplinë që mësohet. Projektuesi ka trajnimin profesional dhe mëson të zhvillojë një projekt nga një këndvështrim konceptual. Ata duhet të dinë se si të përpunojnë detajet dhe elementët e ndryshëm, si të bëjnë sipërfaqe vertikale dhe horizontale, sisteme ndriçimi etj.

Arkitektura e përfshin dizajnin e brendshëm por është fokusuar më shumë në estetikën e pjesës së jashtme të ndërtimit, duke u kujdesur për strukturën. Konsiderohet art sepse pikturon peizazhin e qytetit. Mënyra se si arkitektët projektojnë dhe ndërtojnë qytete është ajo që përcakton bukurinë e një peizazhi urban.

Dekorimi i referohet mobiljeve dhe zbukurimeve.

Ku mund ta shohim zbatimin e interior design?

Është e rëndësishme të dizajnoni çdo hapësirë të banueshme dhe të gjitha detajet e saj me një qëllim në mendje (ngrënia, ushtrimet, relaksimi). Një hapësirë për të ngrënë është e ndryshme nga ajo për t’u çlodhur ose një për fjetje. Për ta bërë këtë, specialistët e interior design punojnë duke marrë parasysh këto katër elementë kryesorë:

Akustika: Akustika duhet të përshtatet me stilin e jetesës dhe llojin e aktiviteteve që kryhen në ambient. Një bibliotekë nuk është e njëjtë me një hotel.

Ndriçimi: Vendos disponimin e hapësirës dhe e ndihmon atë të arrijë qëllimin e saj.

Ngjyra: Ka ndikim tek gjendja emocionale e njeriut që futet në ambient. Ngjyrat blu, jeshile dhe vjollcë janë relaksuese dhe ftojnë reflektim. E verdha, e kuqja janë energjike dhe optimiste. Bezha dhe e bardha janë të lidhura me përqëndrimin, pastërtinë dhe thjeshtësinë. Roza transmeton pafajësinë, besimin dhe optimizmin.

Çfarë mjetesh nevojiten për një projekt të interior design?

Së pari, specialistëve të interior design ju duhet një përmbledhje nga klienti, në të cilën ata detajojnë shijet dhe nevojat e tyre. Më pas kryhen disa kërkime, informacione dhe imazhe referencë që ndihmojnë në përcaktimin e stilit, format dhe paletën e ngjyrave. Në projekt përfshihen gjithashtu mostra materialesh dhe pëlhurash.

Kush mund të jetë një interior design-er?

Interior desing është një disiplinë që mësohet. Ekziston një kuptim i përmasave dhe estetikës që është më i zhvilluar te disa njerëz sesa të tjerët dhe kjo është aftësi e lindur. E rëndësishme është të stërviteni dhe të jeni kureshtar në mënyrë që të vazhdoni të mësoni.

E ardhmja e interior desing…

Hapësirat e të ardhmes do të jenë më të qëndrueshme dhe do të fokusohen në mirëqenien njerëzore. Ne po shohim një trend të mirëqenies në kulturën moderne dhe kjo është e rëndësishme kur bëhet fjalë për interior desing-in. Interioret po bëhen më të zhveshura dhe minimaliste. Njerëzit sot janë më pak të interesuar të kenë pasuri materiale, që do të thotë se ne kemi më pak sende por të zgjedhura me më shumë kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *