Design trends

Disa këshilla për të zgjedhur ngjyrën perfekte të krevatit dhe jo vetëm

Përpara se të zgjidhni ngjyrat më të mira për krevatin tuaj, duhet të vendosni se çfarë stili preferoni. Nëse filloni të blini krevatin sipas ngjyrës, mund të përfundoni me një krevat jo funksional. Zgjidhni krevatin e duhur për dhomën dhe nevojat tuaja dhe pavarësisht stilit ju mund të përfshini ngjyrën tuaj të preferuar në krevat duke zgjedhur një jastëk, çarçafë apo mbulesë.

Frymëzohuni, por bëni një plan

Ju mund të frymëzoheni nga modele të ndryshme në internet por krijimi i një paneli ngjyrash për dhomën tuaj të gjumit do ta bëjë të lehtë zgjedhjen e krevatit të duhur. Një paletë mund të krijohet me ngjyrat tuaja të preferuara të cilat bashkangjiten në një tabelë, pasi tabela të përfundojë, do të keni një vizion të qartë të dhomës së gjumit dhe cfarë lloj krevati duhet të blini. Për krijimin e paletave të ngjyrave për arredimin përvec APP-eve të ndryshme mund ta drejtoheni pranë Pierre Cardin Home. Specialistët e Pierre Cardin mund të krijojnë një paletë të personalizuar për ju, duke bërë kështu zgjedhjen e ngjyrave të duhura shumë të lehtë.

Krevati me ngjyra apo design?

Krevati me ngjyra të forta mund të jetë elegant dhe i thjeshtë dhe mund t’i japë dhomës tuaj të gjumit një stil modern. Ngjyrat e forta kontribuojnë për një hapësirë ​​relaksuese e cila është e shkëlqyeshme për t’u qetësuar pas një dite të gjatë.

Sekreti për të krijuar një dhomë gjumi të stilit retreat me krevat me ngjyra të forta është të konsideroni krevatin si një skemë ngjyrash monokromatike. Zgjidhni ngjyrën tuaj kryesore, më pas shtrojini nuanca më të lehta dhe më të errëta të së njëjtës ngjyrë.

Krevati me design ka avantazhet e veta. Krevati me dizenjo ju jep mundësi të shpalosni në të një pjesë të ngjyrave të dhomës. Stilet tradicionale dhe romantike të krevatit përmbajnë modele lulesh që mund të përfshijnë ngjyra nga e gjithë dhoma. P.sh modelet e dhomave klasike angleze ku krevati kombinohet me letrën e murit.

Zgjidhni materialet me mençuri

Zgjedhja e një kompleti krevati të plotë me të gjithë elementët është një mënyrë e bukur dhe e lehtë për të veshur krevatin tuaj. Kompletet e krevatit janë projektuar për t’u dhënë atyre një pamje të përsosur. Materiali i duhur i krevatit plotëson stilin e dhomës tuaj të gjumit. Pasi të keni vendosur për ngjyrat apo dizenjot, lloji materialeve që zgjidhni është gjithashtu i rëndësishëm.

Materialet me shkëlqim janë një zgjedhje më formale sesa një pambuk i thjeshtë apo materiale të tjera mat. Materialet me shkëlqim mund të ndriçojnë një dhomë gjumi të errët dhe të krijojnë një atmosferë magjepsëse. Kadifeja është një zgjedhje luksoze, por e bën dhomën gjumit të duket më e errët. Përdorni materiale me teksturë në një skemë monokromatike si bazën perfekte për aksesorët dhe thekset moderne. Mbulesa, carcafë cilësore, produkte fine eskluzivisht nga VALERON i sjell në shqipëri vetëm Pierre Cardin. Hidhini një sy modeleve të reja të koleksionit të ri vetëm në Pierre Cardin. https://www.pierrecardin.al/product-category/bedding/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *