Decoration, Design trends, Furniture

8 gabimet më të zakonshme që bëhen gjatë dekorimit të shtëpisë

tapetët

 Jeni në procesin e planifikimit të interior design të shtëpisë tuaj të re, apo po kërkoni të shtoni aksesorë dhe dekorime të reja? Një gjë është e sigurtë, do të donit të shmangnit gabimet e zakonshme që bëhen gjatë dekorimit të shtëpisë.

Ne i kërkuam specialistëve të interior design të komentojnë gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur mobilojnë shtëpitë e tyre. Më poshtë kemi listuar disa prej përgjigjeve të tyre:

1. Mos përzierja e materialeve

Jo çdo gjë moderne duhet të jetë jashtëzakonisht fashion dhe me material të fortë. Interior design-rat sygjerojnë kombinimin e fibrave natyrale me materiale komode si lino-ja në vend të metaleve, drurëve të fortë dhe xhamave. Ky kombinim krijon një hapësirë ​​të butë, mikpritëse pa hequr dorë nga linjat e pastra moderne.

2. Mos vendosja e perdeve

Ju duhet pak privatësi, në fund të fundit! Plus, perdet ofrojnë një ndjenjë komoditeti. Mos vendosja e perdeve është një gabim në ambientet e brendshme moderne. Ato shtojnë një shtresë butësie dhe mund të dizajnohen me material të thjeshtë transparent dhe minimalist.

3. Mos inkorporimi i elementëve të ngrohtë.

Elementë të ngrohtë janë qilimat, mobiljet, perdet dhe ngjyrat. “Moderne për disa do të thotë nuanca të ndryshme gri, të bardhë dhe të zezë, por shtimi i ngjyrës në një shtëpi moderne i jep jetë, përndryshe mund të krijohet një mjedis i zymtë”. Një gabim që bëjnë njerëzit është t’i çojnë dhomat moderne/bashkëkohore në ekstrem, duke e bërë dhomën me thekse të forta në fakt edhe dhomat më bashkëkohore duhet të kenë një prekje të butë për t’i dhënë karakter ambientit.

4. Mos personalizimi i dekorit

Shtëpia juaj duhet t´ju pasqyrojë! Njerëzit harrojnë të shtojnë prekjet që e bëjnë hapësirën të ndihet njerëzore dhe e personalizuar. Zakonisht kur mobilojnë një shtëpi të re i referohen një modeli të caktuar të parë në internet, ose i dorëzohen komplet një stili të caktuar. Ajo që ndodh është se njerëzit e teprojnë me të gjithë mobilimin dhe ju nuk mund të dalloni se kujt i përket hapësira, kështu që përfundoni me një ambient me arredim të parë më parë. Për të mos rënë pre e këtij gabimi ju duhet të zgjidhni elementë të personalizuar që përfaqësojnë mënyrën tuaj të jetesës.

5. Mos përdorimi i pjesëve të vjetra

Një nga gabimet më të mëdha që bëhet nga ata që pëlqejnë stilin modern ose bashkëkohor është se ata harrojnë se modernizmi ka qenë një ideologji dizajni për shumë dekada. Shumë interior designer pëlqejnë të shtojnë pjesë antike ose vintage që janë dizajnuar nga pionierët e dizajnit modern. Pierre Cardin është shembull i pionierëve të tillë, dizajnet e të cilit do ti gjeni pranë Prestige Home Center.

6. Përdorimi i kompleteve të mobiljeve që përputhen

 Një gabim tjetër në arredimin e shtëpisë është zgjedhja e kompleteve që përputhen në vend të pjesëve plotësuese. Kjo zgjedhje nuk e lejon dhomën të ketë stilin e kuruar, individual që dizajni modern përpiqet të nxjerrë në pah.

7. Përdorimi i tapetëve të vegjël

Dekorimi në një stil modern shpesh mund të përkthehet në një qasje më minimaliste. Në disa raste, kjo qasje shkon shumë larg, përshembull duke ulur madhësinë e tapetëve. Ju mund të përdorni një tapet të bukur, të madh, të përmasave të përshtatshme për hapësirën tuaj dhe përsëri ajo të mbetet moderne.

8. Mos konsultimi me një interior designer

E fundit por jo nga rëndësia është tendenca për ta dekoruar vetë ambientin pa u konsultuar më parë me një interior designer. Ky eshtë gabimi i parë prej të cilit rrjedhin gabimet e tjera të përmendura më sipër.  Konsultohuni me një interior designer që të mund të merni maksimumin nga ambienti juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *