Decoration, Design trends, Furniture, Letra Murale, Uncategorized

Projekte arredimi të realizuara nga Pierre Cardin

Arredim Vile

Pierre Cardin është brandi francez i interior design i mirënjohur në të gjithë botën. Në shqipëri gjendet për më shumë se 10 vite duke veshur me klas dhe elegancë vilat apartamentet, zyrat dhe çdo ambient tjetër të zgjedhur nga klientët.

Në dy showroomet më të mëdha në shqipëri:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Km. 12, Vorë)

Pierre Cardin Home përfaqësohet nga linja ekskluzive për tregun shqiptar Home dhe Interior Design. 

Arredim zyre apo arredim vile? Në Pierre Cardin do të gjeni gjithçka ju nevojitet për të realizuar projektin e ëndrrave tuaja.

Në Pierre Cardin do të gjeni tre kategori të ndryshmë produktesh nga markat më prestigjoze botërore si:

  • Tapetët – Pierre Cardin
  • Mobiljet-Zebrano, Doimo Salotti, Pierre Cardin, Valeron, Lutra, Seddit.
  • Binakeri dhe akesorë dekorativë për plotësimin e arredimit të ambientit tuaj.

Në qendër të krijimeve Pierre Cardin qëndron cilësia, funksionaliteti dhe stili unik i pa imitueshëm në të gjithë botën. Mobiljet Pierre Cardin janë përdorur kudo në arredim vile, arredim zyre, arredim hotelesh, baresh restorantesh dhe shumë ambiente të tjera të personalizuara sipas kërkesave të klientëve.

Për të patur një ide më konkrete të stilit Pierre Cardin për arredim vile apo arredim zyre le ti hedhim një sy disa prej projekteve të personalizuara sipas ambientit dhe shijes së klientit:

Vilë e arreduar nga Pierre Cardin

Në foto duket qartë që klienti ngjyrat neutrale të mureve, parketit dhe aksesorëve i ka thyer me këndin Bari në ngjyrë tulle. Këndi qëndron si një vepër arti në mes të dhomës duke u kombinuar fare mirë me natyrën e cila integrohet më ambientin e mbrendshem nëpërmjet xhamave. Këndi Bari duket një zgjedhje e shkëlqyer jo vetëm për vjeshtën por për çdo stinë, duke u bërë një investim timeless.

Zyrë e arreduar nga Zebrano

Elegancë në çdo detaj shohim tek ky ambient zyre arreduar me Zebrano. Këndi LONDON qëndron si ikonë në qendër të ambientit me dizajnin e tij modern, poltronët, tavolina e punës, tavolinat e kafes çdo detaj dekori është impresionues dhe të jep ndjesinë e klasit elegancës dhe prestigjit. Gjithçka e përshtatur sipas shijes së klientit.

Beauty Center arreduar nga Zebrano

Në Pierre cardin me të gjitha markat ekskluzive që ka sjellë në Shqipëri plotëson kërkesat e klientit për konsultim, projektim, prodhim dhe zbatimit të projektit 100% custom made.  Ky projekt beauty Center e dëshmon këtë.  Ky projekt është realizuar me mobiljet Zebrano. Stili unik dhe elegant duket në çdo detaj këndet pritëse të klientëve, poltronët e trajtimeve, tavolinat, aksesorët e dekorit krijojnë një ambient dinamik dhe modern. Projekti është krijuar ti japi klienteve të sallonit si dhe personelit që punon aty një eksperiencë të paharrueshme.

Këto ishin vetëm disa nga projektet e arredimit të realizuara nga Pierre Cardin, të cilat mund t´ju frymëzojnë për projektin tuaj. Pierre Cardin ju mirëpret me ide dhe realizime unike të përshtatura sipas shijes dhe ambientit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *