Carpets

Tapet premium në shitje

tapet

Doni të shtoni ngrohtësi dhe komoditet në shtëpinë tuaj? Keni një shtëpi të re dhe doni të plotësoni arredimin me tapetë të rinj modernë; apo të ndryshoni vetëm stilin e arredimit por jo të bëni ndryshime rrënjësore ose investime të mëdha? Cilado qoftë dëshira juaj një tapeti ri premium nga Pierre Cardin do të ishte zgjidhja e duhur që do të plotësonte kërkesat tuaja.

Përse një tapet Pierre Cardin?

Tregu i tapetëve sot është shumë i gjerë dhe të bën konfuz me shumllojshmërinë që ka. Fenomen ky jo vetëm në shqipëri por në të gjithë botën. Por çfarë e bën diferencën

Cilësia e Tapeteve

Tapetët nga Pierre Cardin kanë një cilësi superiore dhe dizajne unike të cilat janë ekskluzive. Me nje tapet të tillë ju i rrisni vlerën shtëpisë tuaj, e mbani ambientin më të ngrohtë, më të pastër dhe sigurisht më modern.

Të gjithë tapetët e Pierre Cardin janë bërë duke përdorur metodën tradicionale shekullore të nyjës me dorë si dhe atë industriale. Këto teknika të ndërtimit të tapetëve japin produkte superiore të cilat janë të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur, dhe janë aq të fortë sa mund ti rezistojnë të gjitha kohrave.

Materialet e përdorur janë ato që definojnë si duhet cilësinë e një tapeti. Materialet nga të cilat janë bërë tapetët Pierre Cardin janë: Leshi, mendafshi, bamboo, akrilik, velvet etj, pra janë materiale të cilat bëjnë diferencën nga çdo tapet tjetër në shitje. Janë të certifikuar nga Oeco Tex, miqësore me mjedisin! Fëmijët tuaj mund të ulen dhe të luajnë pa frikë në tapet pasi janë antibakterale, antimykotike, nuk mbajnë pluhura dhe nuk japin alergji.

Dizajni i Tapeteve

Përpara çdo lloj gjëje tjetër ajo që na kap syri sapo futemi në një dhomë është pamja e tapetit dhe rëndësia që ai i jep interior dizajnit të aplikuar në të. Vetë Dizajneri Francez Pierre Cardin është kujdesur që tapetët të kenë një pamje unike, ekskluzive, dhe ti rezistojnë të gjitha kohërave.  Ju mund të blini një tapet sot dhe ta përshtasni me ambientin tuaj. Pas shumë vitesh tapeti do të duket si i ri dhe modeli tij do të vazhdojë të mbetet bashkëkohor.

Çmimi i tapeteve

Kur bëhet fjalë për produkte të cilat kanë cilësi premium dhe janë ekskluzive vlera e tyre nuk matet më me para.  Nëse një tapet tjetër do t´ju duhet ta ndërroni çdo 3 apo 5 vjet, një tapet Pierre Cardin nuk do tju duhet ta ndryshoni asnjëherë. Ato janë një investim në kohë dhe rrisin ndjeshëm cilësinë e jetës tuaj.

Tapetët Pierre Cardin kanë cilësinë premium dhe dizajnin unik, koncepte të cilat kanë prodhuar produkte që kanë fuqinë të shndërrojnë një ambient nga të zakonshëm në ekskluziv. 

Për më tepër ju mund të shfletoni koleksionet e mrekullueshme të tapetëve premium Pierre Cardin. Do të gjeni një gamë shumë të gjerë të modeleve, dizajneve,përmasave dhe çmimeve që i përshtaten çdo lloj buxheti dhe çdo lloj ambineti apo stili arredimi që ju keni vendosur të keni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *