Carpets, Decoration

Big Brother Vip2 Albania – Pierre Cardin

bbv2

Edicioni i dytë i Big Brother VIP2 ALBANIA ka nisur prej disa ditësh. Banorët e shtëpisë do të qëndrojnë për rreth 100 ditë për të konkuruar për çmimin e madh prej 100 mijë euro. 

 Dinamikat e shtëpisë janë kryefjala e këtyre ditëve dhe kanë marë vëmëndjen e të gjithëve. Unë do të doja të ndalesha tek një element vërtet befasues i cili terheq vëmendjen, interior dizajni i shtëpisë. 

 Interior dizajni ka një temë ekzotike shumëngjyrëshe që mbulon të gjithë hapësirën duke përfshirë dhomën e ndenjes, dhomën e gjumit, dhomën e grimit, kuzhinën dhe oborrin e shtëpisë i cili është rimodeluar. 

 Në këtë artikull do të bëjmë një tur në shtëpinë e Big Brother VIP2 Albania 

 Dhoma e ndenjes është ambienti kryesor, aty ku ndodh e gjithë drama, të vërtetat dhe gënjeshtrat, thashethemet dhe largimi ndodhin aty. Dizajni nxjerr në pah gjallërinë e pushimeve me ngjyrat e tij të pasura estetike dhe plot kontraste. Këtë dizajn modern shumëngjyrësh e thyen tapeti i cili mbulon të gjithë sipërfaqen e dyshemesë, dhe ka një ngjyrë neutrale. Tapeti përvecse shërben si bazë mbi të cilin janë vendosur kolltuqet gjithashtu i jep një ndjesi të ngrohtë dhe relaksi ambientit, pavarësisht sipërfaqes së madhe që ka. Një elemenet tjetër i cili vihet re ështe logo mbi tapet, pra është custom made pikërisht për programin. E njëjta ide është aplikuar në të gjitha dhomat e shtëpisë. Për shembull në dhomën e gjumit ku krevatet janë në ngjyra neutrale dyshemeja ka një kontrast me ngjyra të ndezura duke ruajtur temën ekzotike të interior dizajnit të të gjithë shtëpisë. 

Pra ajo që vlen për tu theksuar në këtë rast është fakti se tapetët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë cilësorë, modernë, custom made dhe me dizajn unik të pa imitiueshëm në të gjithë botën.

Ku ti Gjejmë Tapetët si të Big Brother VIP2 Albania

Nëse po pyesni veten se ku ti gjeni tapetët e Big Brother VIP2 Albania përgjigjia është: PIERRE CARDIN HOME. Po, po pikërisht në Pierre Cardin Home! Aty do të gjeni tapetët unike me cilësi premium me dizajn të veçantë. Big Brother VIP2 Albania është një tregues i mirë i faktit se Pierre Cardin Home është një brand i paimitueshëm me stil unik, tapetët e të cilit nuk gjenden askund tjetër.  

Tapetët klasikë si dhe trendet më të fundit, dizajnet me materiale organike si Jute, bambu, sizal dhe fibra të tjera natyrore që do të pushtojnë interior dizajnet e 2023 do ti gjeni pikërisht në Pierre Cardin Home.  Pavarësisht nga ngjyrat apo modelet e tyre, tapetët do të bëjnë që arredimi i shtëpisë tuaj të ndihet aktual dhe i relaksuar.

 Për ti parë nga afër dhe për të zgjedhur tapetin që ju përshtatet më shumë vizitoni showroomet e Pierre Cardin:

Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Lagjja Bahçallëk, Shkoder. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *