Carpets

Tapet në Shitje Tiranë

tapet

Arredimi i shtëpisë është një projekt i bukur. Zgjedhja e interior dizajnit është faktori kryesor që do të ndikojë në pamjen e saj. Pasi keni zgjedhur mënyrën e arredimit dhe mobiljet e duhura, rradhën e kanë tapetët. Zgjedhja e tapetit të duhur është një element kyç si në komoditetin e dhomës ashtu dhe në bukurinë e saj. Shpesh tapetët janë pika qëndrore në ambient, jo vetëm për shtëpinë por gjithashtu dhe në ambientet e bizneseve dhe zyrave. Për çdo dhomë ekziston një lloj tapeti i përshtatshëm për të. Në Pierre Cardin Home do të gjeni tapetë cilësorë dhe modernë të përshtatshëm për çdo ambient. Koleksionet e Pierre Cardin përfshijnë tapetë në shitje për dhomë ndenje, tapete për kuzhinë, tapete për dhomë gumi, tapete outdoor, tapete për zyra, tapete për hapësira biznesi e shumë lloje të tjera që do ti gjeni në Showroom. 

Tapet për Dhomë Gjumi 

Gjetja e tapetit të duhur të dhomës së gjumit është edhe art edhe shkencë. Vendosja e tapetit duhet të bëhet në mënyrë të tillë që ¾ e tij të vendoset nën shtrat. Për këtë stil duhet në tapet mesatar dhe pa fije të gjata. Kjo lloj vendosje do ti japë dhomës një pamje moderne. Një zgjedhje klasike për dhomën e gjumit do të mbeten rrugicat. Vendosja e tyre bëhet si gjithmonë paralel me kokën e krevatit. Përveç tapetëve në shitje do të gjeni dhe një mori rrugicash në shoëromet e Pierre Cardin.

Tapet për Dhomë Ndenje

Dhoma e ndenjes është qendra e shtëpisë, aty ku vendosen të gjitha llojet e mobiljeve : karrige, divane, tavolina dhe sigurisht një tapet i bukur. Tapeti që zgjidhni varet nga ju: një tapet me sipërfaqe shumë të madhe për të mbuluar të gjithë hapësirën e dyshemesë, ose tapet me sipërfaqe më të vogël në mes të këndit të dhomës.

Tapet për Dhomë Ngrënie

Konceptimi “open space” i shtëpive moderne ka bërë që ambienti i ngrënies shpesh herë të jetë një njësi e përbashët me kuzhinën apo dhomën e ndenjes. Sido që të jetë projekti i shtëpisë tuaj, sigurohuni që tapeti të jetë më i madh se tavolina e ngrënies. Përveç përmasave në këtë ambient është i rëndësishëm dhe materiali. Tapetët me fije të gjata nuk janë të përshtatshëm, tapetët e rrafshtë që pastrohen lehtë janë të duhurit. 

Tapet për kuzhinë

Zgjidhni një tapet më të vogël katror ose të rrumbullakët për kuzhinën tuaj. Materiali dhe pastrueshmëria janë thelbësore edhe në këtë rast. Për kuzhinën mund të zgjidhni dhe rrugica nga koleksionet e shumta të rrugicave që do gjeni në Pierre Cardin. 

Tapet Outdoor

Po, ju mund të vendosni tapet dhe në ambient të jashtëm, në pjesën e oborrit apo ballkonit. Këto lloj tapetësh bëhen prej materialesh të cilat i bëjnë ballë elementeve të natyrës. Tapete të përshtashme për ambientet tuaja të jashmtme i gjeni gjithashtu ne Pierre Cardin Home.

Gjeni tapet me ofertë për cdo ambient të shtëpisë tuaj. Në Pierre Cardin do të gjeni dizajne me cilësi premium, çmime të arsyeshme dhe mundësi blerje me këste, mundësi transporti në Shqipëri dhe jashtë saj. Shikoni ofertat aktuale dhe porosisni tani tapetët më të bukur për shtëpinë tuaj!

 Na vizitoni në showroomet tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *