Carpets

Zgjedhja e Tapetit: Çfarë Duhet Marrë Parasysh

tapet

Nëse po kërkoni të blini tapet të ri, jeni në vendin e duhur. Sipas ekspertëve të Pierre Cardin tapeti përbën më shumë shitje se të gjitha llojet e tjera orendive për shtëpi së bashku.

Arsyet pse është produkti për shtëpi më i shitur janë nga më të ndryshmet: është i lirë, i lehtë për t’u vendour dhe vjen në qindra ngjyra, tekstura dhe modele. Plus, është i butë dhe i ngrohtë në prekje si edhe një bllokues i mirë i zërit, perfekt për apartamente dhe vila.

Para se të zgjidhni një tapet, merrni parasysh këta faktorë:

  1. Si të kujdesemi për tapetin: Tapeti kërkon pastrim të rregullt me fshesë me korrent dhe pastrim të thellë herë pas here. Zgjidhni një stil rezistent ndaj njollave për të thjeshtuar pastrimin.
  1. Për çfarë ambienti ju nevojitet tapeti: dhomat e gjumit, dhomat e ndenjes dhe familjes, dhomat e lojërave apo dhoma e ngrënies. Tregojini specialistëve të Pierre Cardin dhe ata do të dinë t´ju sygjerojnë të duhurin sipas ambientit që ju nevojitet.
  1. Tapet i përshtashëm për kafshët shtëpiake: Tapeti është më i prirur ndaj dëmtimit nga rrëmujat dhe trafiku, kështu që zgjidhni një stil që është i qëndrueshëm dhe i trajtuar që nuk mban shenjat e putrave dhe flokët e kafshëve shtëpiake. Një përfitim: Tapeti mund të bllokojë alergjenët duke i parandaluar ato të qarkullojnë në ajër.
  1. Lloji i nënshtresës: Nënshtresa e duhur është jetike për të rritur jetëgjatësinë e tapetit, për të shtuar amortizimin, për ta mbajtur shtëpinë tuaj më të qetë dhe për të mbajtur tapetin më të pastër. Ekzistojnë tre llojenënshtresash: prej sfungjeri, prej gome dhe fibra. Konsultohuni me një nga ekspertët e Pierre Cardin për të përcaktuar se cila është nënshtresa më e mirë për tapetin tuaj.
  1. Miqësor me mjedisin: Kur bëhet fjalë për mjedisin, prodhimi i tapetëve ka bërë një rrugë të gjatë. Jemi në vitin 2023 dhe çdo zgjedhje e jona ndikon në mjedisin ku jetojmë. Zgjidhni materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, benefitet do ti ndjeni në afatgjatë.

Tapeti është një izolues i mirë termik dhe akustik. Është rezistent ndaj rrëshqitjes, i lehtë për t’u vendour dhe i shkëlqyeshëm për të luajtur fëmijët në të. Në Pierre Cardin në Prestige Home Center dhe tek kompleksi Delijorgji keni në dispozicion në një shumëllojshmëri të gjerë ngjyrash, modelesh dhe teksturash. Tapeti ndihmon në kapjen e alergeneve dhe tapetët e Pierre Cardin janë miqësore me mjedisin. 

Ejani në Pierre Cardin për të parë nga afër tapetët autentike dhe ofertat aktuale.

 Na vizitoni në showroomet e Pierre Cardin në adresat:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *