index
Transporti falas për porositë mbi 150€ Bli tani
PIERRE CARDIN HOME

Elegancë që Jeton në Çdo Detaj

Koleksione ekskluzive, të krijuara për të sjellë rehati, cilësi dhe stil të përjetshëm në ambientet tuaja.
• DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME • • DIZAJN • • CILËSI • • KOLEKSIONE TË PËRJETSHME •

Rreth Nesh

Historia e Pierre Cardin Home Albania fillon në vitin 2009, me vizionin për të sjellë në Shqipëri standardet më të larta të arredimit, dekorimit dhe stilit të jetesës. Që prej hapjes së showroom-it të parë, marka është shndërruar në një pikë referimi për klientët që kërkojnë cilësi, elegancë dhe produkte ekskluzive për shtëpinë e tyre.

E frymëzuar nga trashëgimia e emrit prestigjioz Pierre Cardin, një nga ikonat më të njohura të dizajnit dhe luksit në botë, Pierre Cardin Home sjell koleksione që ndërthurin estetikën moderne, mjeshtërinë artizanale dhe inovacionin bashkëkohor. Marka Pierre Cardin është e pranishme globalisht prej dekadash dhe është sinonim i elegancës franceze dhe dizajnit të rafinuar.

Sot, Pierre Cardin Home Albania përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare të mobilimit dhe tekstileve për shtëpinë, duke përfshirë Doimo Salotti, Yol Living, Saloni dhe Valeron. Çdo koleksion zgjidhet me kujdes për të ofruar komoditet, funksionalitet dhe stil të përjetshëm për çdo ambient të shtëpisë.