KUSH JEMI?

Pierre Cardin është stilisti francez i modës i njohur për stilin e tij avantgard dhe të guximshëm në krijimet e tij. Pierre Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në Paris në vitin 1950 duke sjellë një epokë të re në industrinë e dizajnit. Që nga ajo kohë, shtëpia e modës Pierre Cardin është rritur në një perandori duke licensuar një numër të madh produktesh duke përfshirë këtu tapetin, mobiljet dhe të gjithë gamën e linjës ‘Home’.

Pierre Cardin, erdhi për herë të parë në Shqipëri në Qershor të 2010 dhe përgjatë kohës, marka Pierre Cardin ka marrë ekskluzivitetin brenda industrisë së arredimit të ambienteve dhe linjave Interior Design duke e bërë këtë brand të paimitueshme në të gjithë botën. Pierre Cardin solli gjithçka të konceptuar dhe të prodhuar me përkushtimin maksimal duke qenë pioner në linjat unike të tapetëve ku është e ndërthurur artizanalja me teknologjinë moderne. Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre.

Pierre Cardin Home, ndër të tjera pas vendosjes së statusit të markës prestigjoze dhe si ofruesja ekskluzive e tapetave dhe sixhadeve artizanale unike, në Shqipëri dhe më gjerë, e vijoi zgjerimin e saj edhe në prodhimin dhe ofrimin e mobiljeve Pierre Cardin duke marrë ekskluzivitetin e emrave botërorë në industrinë e mobiljeve, aksesorëve, letrave murale etj.

Produktet dhe Shërbimet
Produktet dhe shërbimet që mund të gjeni në Pierre Cardin Home përfshijnë:1. Tapetat (bambu natyrale)
• 50% punim dore dhe 50% prodhim industrial
• 100% prodhim industrial.
2. Sixhadet artizanale (100% fibra natyrale të mëndafshit dhe leshit të cilësisë së parë.)
3. Mobiljet – Pierre Cardin, Doimo Salotti, Zebrano, Lutra.
4. Letrat murale dhe aksesorët ndriçues.
5. Biankeri dhe aksesorë dekorues.

Pierre Cardin prezanton një botë klasike dhe moderne, duke pasur në qëndër modën, detajet, tekstilet magjike, elegancën, luksin dhe inovacionin në çdo krijim.

PIERRE CARDIN HOME,

Pierre Cardin Home sjell frymëzimin e pashtershëm të stilistit Pierre Cardin duke e bërë vizionin e tij të paimitueshëm në mbarë botën. Pierre Cardin Home përfaqësohet nga markat e linjave Home dhe Interior Design me reputacionin më të lartë ndërkombëtar si: Zebrano, Doimo Salotti, Pierre Cardin, Valeron, Lutra, Seddit. Kryefjalë e Pierre Cardin Home është cilësia superiore dhe ekskluziviteti i markave premium në arredim.

Showroomet

Çdo krijim që mbart inicialet e famshme PC është simbol i komfortit, elegancës, garancisë dhe dizajnit që inspiron për të jetuar mirë dhe për të përmbushur çdo nevojë dhe pritshmëri.
Ju mirëpresim në showroomet tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

3-Lagjja Bahçallëk, Shkoder. 

E-mail: showroom@prestigehome.al ose info@prestigehome.al

Web: www.pierrecardin.al