Uncategorized

Më Mirë një Tapet i Madh apo disa Tapetë të Vegjël për Shtëpi?

Doimo Saloti

Një tapet dizajni luksoz është një mënyrë e mrekullueshme për të shtuar cilësi dhe stil në çdo ambient. Thënë kjo, sa më i madh të jetë ambienti, aq më e madhe është puna me të. Mund të pyesni nëse më mirë të zgjidhni një tapet të madh apo disa tapetë të vegjël për shtëpinë tuaj?

Koleksioni i ri në Pierre Cardin ka tapetë për çdo shije dhe çdo dhomë, me një larmi formash, ngjyrash dhe madhësish. Nëse doni të kompletoni një dhomë të madhe ndoshta dëshironi të zgjidhni diçka që mbulon shumë hapësirë si shtimi i një tapeti luksoz të madh. Ka përfitime të shumta për të zgjedhur një tapet të madh për të cilën kemi folur më parë. 

Sot do të flasim për avantazhet e përdorimit të shumë tapetëve të vegjël për të kompletuar hapësirën tuaj.

Stiloni tapetët në ambinetin tuaj duke përdorur këshillat e mëposhtme:

Vendosja e disa tapetëve në një dhomë ka po aq ndikim sa një tapet i madh. Ata janë po aq elegant dhe luksoz, megjithatë tapetët e vegjël janë një zgjedhje të përsosur për të lejuar lirinë krijuese dhe mënyra interesante për të përcaktuar hapësirën tuaj.

Shtimi i dy ose më shumë tapetëve të të njëjtit lloj në dhomë është zgjedhja më e sigurtë për një efekt luksoz.

Vendosni dy tapetë identikë të Pierre Cardin krah për krah, ose njëri pas tjetrit, në të njëjtën hapësirë për të krijuar një atmosferë harmonike dhe të ekuilibruar. Nëse dëshironi të bëheni pak më kreativ, luani me këndet e vendosjes së tapetëve për t’u dhënë atyre individualitet. Dy tapetë identikë në kënde të kundërta, ngjyra dhe forma e secilit tapet kontraston në mënyrë delikate me njëra-tjetrën, ndërkohë që ende punojnë së bashku bukur për të krijuar një pjesë qendrore vizualisht të mrekullueshme për dhomën tuaj.

Përcaktoni Hapësirat me Plan të Hapur me Tapet Modern

Ambientet me plan të hapur vazhdojnë të jenë në trend në botën e interior dizajnit. Tapetët e vegjël modernë janë shtesa perfekte për të zonuar në mënyrë efektive zona të ndryshme të një dhomë me plan të hapur.

Shpalosni aftësinë tuaj krijuese duke përdorur madhësi, forma, dizajne dhe ngjyra të ndryshme.

Për shembull, përcaktoni a një zonë ngrënieje me plan të hapur duke përdorur një tapet modern si një plotësim i shkëlqyer për divanet dhe kolltukët, duke ndihmuar në krijimin e një zone komode për relaksim dhe argëtim me familjen dhe miqtë. Brenda të njëjtës dhomë, vendosni një tapet modern nën tryezën tuaj të ngrënies për të krijuar një zonë të veçantë për të shijuar vaktet.

Jo vetëm dhomën e ndenjes por ju mund të ndani dhe zonat e tjera të shtëpisë tuaj. Nëse keni një bibliotekë krijoni një vend të shenjtë paqësor për lexim, i cili është i ndarë nga zona e ndenjes. Një tapet i madh funksionon mirë i përshtatur nga divane të rehatshme, ndërsa një tapet me përmasa më të vogla i përshtatet për të ndarë zona të vogla si një karrige leximi ose tavolinë pune.

Tapet Modern dhe Praktik!

Së fundi, tapetët e vegjël kanë përparësinë kur bëhet fjalë për prakticitetin. Ato lëvizen brenda shtëpisë më lehtë se një tapet i madh, lejojnë lirinë krijuese dhe ndryshojnë strukturën e brendshme sipas dëshirës tuaj. Tapetët e vegjël janë më të lehtë për t’u transportuar dhe instaluar në krahasim me një tapet të madh, i cili mund të jetë shumë i rëndë!

Tapetët e vegjël janë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar hapësirën, për të shtuar gjallëri, ngrohtësi dhe ngjyrë në shtëpinë tuaj. 

Eksploroni të gjithë koleksionin e ri ë tapetëve Pierre Cardin pranë Prestige Home Center dhe tek Kompleksi Delijorgji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *