Carpets, Decoration, Design trends, Furniture

Një vështrim më i afërt i dizajnit të mobiljeve të Pierre Cardin

Tapet - Pierre Cardin

Dizajneri francez Pierre Cardin njihet për veshjet e mrekullueshme, por mobiljet e tij skulpturore dhe punimet e ndriçimit meritojnë momentin e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.

Është një talent i rrallë që dizajnet e dikujt të mbeten bashkëkohore rreth 40 vjet pasi u publikuan edhe sot puna e Pierre Cardin mbetet e freskët si kurrë më parë. Dizajneri francez shquhet për avangardën e tij, modën e një “bote” tjetër, pasi është dekoruar me vlerësime të shumta për dizajnet e tij mbresëlënëse dhe përpjekjet humanitare (Cardin është i vetmi stilist që është pranuar në shoqërinë prestigjioze franceze Académie des Beaux-Arts në Paris). Por, me gjithë bujën dhe zhurmën mbi minifundet e tij vinyl dhe siluetat e epokës së hapësirës janë mobiljet Pierre Cardin, skulpturat si dhe punime krijuese arkitekturore dhe të brendshme, që meritojnë një vështrim më të afërt.

Kur Pierre Cardin ishte fëmijë rreth tetë vjec, ai ndërtonte mobilje duke ngjitur copa druri së bashku, duke i formuar ato në skulptura të vogla. Plotësisht autodidakt siç ishte me ndjekjen e modës (jo shumë stilistë të tjerë ishin në gjendje të vizatonin, prisnin, qepnin, përshtatnin dhe përfundonin veshjet e tyre ashtu si ai), Cardin i përktheu idetë e tij nga pëlhura në dru, llak, metal, dhe xham me dizenjot skulpturore, qofshin të tijat ose pjesë që ai punoi ngushtë me dizajnerë të tjerë për t’i realizuar. Ai mori frymëzim nga natyra, pjesët e tij imitonin qiejt dhe peizazhet.

“Për të funksioni është dytësor. Kur na pëlqen forma, vetëm atëherë lind problemi i gjetjes së zgjidhjeve për ta bërë copën të dobishme me sirtarë dhe dollapë,” thotë nipi i tij, i cili punon ngushtë me Cardin për të ndihmuar në realizimin e ideve të tij. “Ne i quajmë skulpturat tona të mobiljeve “utilitaires”, sepse i konceptojmë pjesët si skulptura që mund t’i shihni nga të gjitha anët. Mobiljet Pierre Cardin synohen të vendosen në mes të dhomës, jo pranë murit”, thotë Basilicati Cardin.

Cardin filloi të fabrikonte modelet e tij të mobiljeve në vitet 1970, duke prodhuar 150 modele të ndryshme. “Në moshën 97-vjeçare, ai është ende duke dizajnuar në atelienë e tij dhe është i mbushur me kreativitet. Është arsyeja e tij e ekzistencës”, thotë Jean-Pascal Hesse, drejtor i komunikimit për Cardin Group. “Ai është veçuar gjithmonë në mesin e bashkëkohësve për krijimtarinë e tij. Do të thotë, Pierre Cardin është një krijues i vërtetë; vizioni i tij prek gjithçka. Ai gjithmonë ka ditur të cojë dikë në një botë tjetër me dizajnet e tij; është një univers i tërë që ai po krijon. Është unik.”

Vizioni i Pierre Cardin në Shqipëri

Mobiljet Pierre Cardin që prej vitit 2010 kemi fatin ti gjejmë edhe në shqipëri me 3 showroome:

 1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

3-Lagjja Bahçallëk, Shkoder. 

Pierre Cardin Home sjell frymëzimin e pashtershëm të stilistit Pierre Cardin duke e bërë vizionin e tij të paimitueshëm në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *