Carpets

Tapetët ‘Jute’ në Pierre Cardin

Tapet Jute

Në këtë artikull do të ndalemi tek tapetët inn të momentit. Tapetët Jute.

Tapeti i preferuar i interior dezigner-ve për 2022 është pikërisht tapeti Jute. Fibrat e trasha të jutës krijojnë modele të bukura të endura në qilima dhe tapetë, paleta natyrale e ngjyrave të Jutës funksionon për të gjitha stilet e dizajnit të ambienit tuaj.

Çfarë është juta?

Tapetet ‘jute’ janë bërë nga bima e jutës (gjinia corchorus), vendase në zonat e ulëta tropikale të indisë dhe bangladeshit. Juta është bima e dytë më e kultivuar në botë pas pambukut. Për të krijuar fibrën që më pas është endur në një qilim, punëtorët heqin lëvoren e bimës dhe më pas e thajnë atë. Juta njihet si “fibra e artë” për shkak të nuancës së dallueshme të artë të bimëve të thata të jutës. Klima e lagësht e nevojshme për jutën prodhon një fibër më të butë, duke e bërë jutën ndër fibrat natyrore më të buta të disponueshme për dysheme. Këto fibra të buta, plus variacionet natyrale të ngjyrave të jutës, krijojnë qilima dhe tapetë të bukur.

Pse të zgjidhni tapet jute?

Tapetët ‘Jute’ sjellin stile të veçanta dekorimi, krijojnë një atmosferë komode, janë miqësore me ambientin, të qëndrueshme, të lehta për t’u mirëmbajtur. Në Pierre Cardin jemi të lumtur që kemi sjellë për ju këtë stil tapeti në koleksionin tonë të ri. Ne ofrojmë madhësi të personalizuara për t’iu përshtatur çdo hapësire apo stili.

A janë tapetët jute miqësore me mjedisin?

Një tapet ose qilim jute është ndër tapetet me fibra natyrale më eko-miqësorë, jo toksik në botë.Për klientin e ndërgjegjshëm për mjedisin, një tapet jute tregon përkushtimin ndaj një mjedisi të qëndrueshëm si edhe përkushtimin për të pasur një shtëpi të pastër dhe të gjelbër.

A është i lehtë për tu mirëmbajtur një tapet jute?

Tapetët me fibra natyrale do të zgjasin me vite nëse mirëmbahen siç duhet. Këtu janë këshillat tona për mirëmbajtjen e tapetit Jute:

Fshesë me korrent: Tapeti juaj nga jute duhet të pastrohet rregullisht, por mos përdorni furçën për të mbledhur papastërtitë dhe pluhurin nga fijet e jutës. Meqenëse juta është një fibër e butë, ajo është delikate kështu që sigurohuni që ta pastroni me fshesë me korrent  ose ta tundni jashtë nëse është e mundur.

Derdhjet dhe njollat: Juta, si qilimat e tjerë me fibra natyrale, është absorbuese dhe do të njolloset nëse derdhjet nuk fshihen shpejt me një peshqir ose leckë. Ne nuk rekomandojmë përdorimin e heqësve të njollave por mund të zgjidhni të aplikoni një izolues me spërkatje që do të veprojë si një pengesë e cila zvogëlon shkallën në të cilën juta thith lëngun.

Përdorimi i brendshëm: Një mjedis i lagësht nuk rekomandohet për një qilim jute sepse myku mund të zhvillohet lehtësisht. Shmangni vendosjen e qilimave nga jute në mjedise me lagështi ose dhoma ku kontakti me ujin është i pranishëm.

Drita UV: Drita e diellit mund të ndryshojë ngjyrën e tapetit jute. Nëse tapeti ekspozohet në rrezet e diellit direkte, shtoni grila ose perde në dritaret tuaja. Rrotullimi i qilimit do të ndihmojë gjithashtu në barazimin e ndryshimeve natyrale të ngjyrave.

Të gjithë qillimat dhe tapetët jute nga Piere Cardin vijnë me udhëzime për kujdesin dhe mirëmbajtjen për t’ju ndihmuar të kujdeseni për blerjen tuaj.

Koleksioni i ri i tapeteve në Pierre Cardin do të përputhet me stilin tuaj dhe do të sjellë ndjesi organike në çdo ambient.

Ju mirëpresim në showroom-in tonë në Prestige Home Center dhe Kompleksi Delijorgji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *