Carpets

Tendencat e tapetëve – ngjyrat, materialet dhe stilet e reja për vitin 2023

tapet

Blerja e një tapeti të ri është një investim për një kohë relativisht të gjatë, kështu që mbajtja parasysh e tendencave të fundit është një mënyrë e mirë për t’u siguruar që nuk do blini një model tapeti që ka dalë nga moda.

Për sa i përket popullaritetit në interior dizajnin modern në vitin 2023, dizajnet organike do të sundojnë botën. Jute, bambu, sizal dhe fibra të tjera natyrore do të pushtojnë interioret, duke krijuar një atmosferë qetësuese dhe relaksuese.Tapetët do të bëjnë që arredimet e çdo ambienti të ndihen aktuale dhe komode, pavarësisht nga ngjyrat apo modelet.

Më poshtë po listojmë disa nga trendet e tapetëve që duhen pasur parasysh në vitin 2023.

Tapet me Ngjyra të Ndezura

Kur zgjidhni  tapetin  mos u kufizoni në ngjyra të lehta dhe neutrale. Tendencat e reja sjellin  kombinime që e bëjnë dyshemenë elementin më të spikatur të ambientit tuaj.

Nuancat që do të mbizotërojnë në 2023 janë koralet dhe ngjyrat që nënkuptojnë freski dhe duken më afër natyrës si koralet me nuanca të ndritshme të të kuqve terrakote, portokalli dhe vishnje. Paletat e tjera të cilat do jenë në trend janë ngjyrat e frutave si jeshilja e verdha dhe vjollca.

Tapet me Materiale Natyrore

Tapetët me fibra natyrale kanë një tërheqje të përjetshme, janë të mira për mjedisin dhe janë të shkëlqyera për tu shtruar në dysheme. Jute, bambu, sizal dhe fibra të tjera natyrore do të pushtojnë interioret, duke krijuar një atmosferë qetësuese dhe relaksuese.

Për dhomën e gjumit, zgjidhni tapetë që janë të butë nën këmbë, pasi ky është një vend ku jeni zakonisht zbathur. Në dhomën e ndenjes, shtroni jute ose një tapet bambuje, një zgjedhje e mirë janë edhe tapetët e mëndafshit apo tapetët prej leshi.

Tapetët e Zonave

Tapetët mbeten një element thelbësor për shtëpitë moderne. Ato përdoren për të përcaktuar hapësirat në një plan të hapur, si një kombinim i dhomës së ngrënies me dhomën e ndenjes, ku pengesat fizike dhe ndarjet janë jopraktike ose e bëjnë dhomën të duket më e vogël. Përveç  formave dhe ngjyrave të ndryshme, dizajnerët po bëjnë përzierjen e teksturave. Për shembull në dhomën e ndenjes përdoret një tapet me fije pasi jep butësi, në kuzhinë kjo lloj teksture nuk shihet si e përshtatshme.

Tapet me fije

Shaggy Pile është rikthyer. Ashtu siç interior dizajner-ët  parashikojnë  rikthimin e dekorit të stilit të viteve ’70 për vitin 2023, ashtu dhe  tapetët me fije të stilit Shaggy Pile do të kthehen përsëri në shtëpi. Kur bëhet fjalë për tapetët e dhomës së ndenjes, këto funksionojnë më së miri dhe jo vetëm që ofrojnë një ndjesi të mrekullueshme, të butë nën këmbë, por edhe një ndjesi luksoze në ambientet e brendshme.

Ndërsa tapetët e leshit të thurura me fije do të jenë gjithmonë një zgjedhje e rregullt dhe klasike për çdo hapësirë pa përcaktim kohe.

Tapet me Forma të Çrregullta

Format interesante të tapetëve janë tendenca kryesore për t’u përqafuar për vitin 2023. Tapetët standarde drejtkëndëshe e bëjnë një dhomë të ndihet e bllokuar dhe e mbyllur. Format e parregullta, estetike dhe stili organik modern  mund të përdoren për një periudhë më të gjatë pa u mërzitur. Ne jemi të prirur të blejmë tapet me theks ose forma të crregullta për të theksuar pamjen e përgjithshme të shtëpisë. Krahas formave të lakuara, dizajne më këndore dhe në formë eklektike po vijnë gjithashtu në plan të parë këtë vit, duke prezantuar forma interesante që mund të vihen re në pjesën tjetër të dekorit të dhomës.

Tapet Vintage

Kur bëhet fjalë për tapetët vintage, tapetët Turk dhe Pers janë ende të preferuara. Këto lloj tapetësh me cilësi të mirë zhvillojnë një patinë natyrale me kalimin e viteve dhe fillojnë të duken si pjesë  koleksioni; plot histori dhe bukuri. Për ide tërheqëse për dyshemenë e dhomës së gjumit ose të dhomës së ndenjes, zgjidhni tapetë vintage, pjesë të përjetshme që mund t’i kalojnë brezave.

Të gjitha llojet e tapetëve të cilat janë trend për vitin 2023 i gjeni vetëm në Piere Cardin Home. Vizitoni showroomet më të mëdha të tapetëve në Shqipëri dhe zgjidhni atë që i përshtatet më shumë stilit, arredimit dhe buxhetit tuaj. 

Ju mirëpresim në showroomet tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

3-Lagjja Bahçallëk, Shkoder. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *