Design trends, Furniture, Uncategorized

Doimo Salotti: Brandi i njohur Italian tek Pierre Cardin

Doimo Saloti

Doimo Salotti prodhon divane modulare, kolltuqe dhe aksesorë mobilimi të cilësisë superiore, rezultat i një tradite artizanale 100% made in Italy.

Doimo Salotti është kompania italiane e referencës në botën e divanieve. Mbi 50 vjet histori sipërmarrjeje e ndërthurur me shoqërinë italiane, e cila ka qenë gjithmonë mes vlerave të traditës, dëshirës për t’u përmirësuar dhe aftësisë për të sjëllë inovacion.

Komoditeti para së gjithash

Doimo Salotti ka mbi 50 vjet që prodhon divane dhe pajisje arredimi për shtëpinë tuaj. Sot si dje, ne dëshirojmë të përcjellim përmes modeleve në katalogun tonë, të gjithë pasionin dhe qëndrimin në krijimin e mobiljeve cilësore që kënaqin gjithmonë dëshirat e klientëve tanë.

Divane prej pëlhure

Doimo Salotti është vazhdimisht në kërkim të koleksioneve të reja të pëlhurave cilësore për të mbuluar divanet. Pëlhurat janë rezultat i një përzgjedhjeje të kujdesshme për të garantuar risi, funksionalitet dhe elegancë. Ato janë zgjedhur në bazë të kërkesave të tregut si pëlhura praktike rezistente ndaj njollave të krijuara, posaçërisht për të qenë pjesë e jetesës tonë të përditshme.

Divane prej lëkure

Divani prej lëkure është ideal për të zbukuruar dhomën e ndenjes, duke e shndërruar atë në një ambient të sofistikuar dhe modern. Ne zgjedhim me kujdes lëkurën origjinale, duke zgjedhur atë më të butë dhe më rezistente, për të krijuar divane elegante dhe të rehatshme të aftë për të transmetuar një ndjenjë të menjëhershme rafinimi.

Zgjidhni Stilin që ju përfaqëson vetëm ne Pierre Cardin

Një divan modular këndor apo linear? Me gadishull apo mekanizëm relaksi? Zgjedhja e një dhome ndenjeje për për shtëpinë tuaj do të thotë të komunikoni me veten, të interpretoni stilin tuaj të jetesës për t’i dhënë formë dëshirave tuaja. Të gjitha modelet tona janë bërë me synimin për të gjetur ekuilibrin e duhur midis shijes dhe funksionalitetit, midis nevojave personale dhe të përditshme, midis bashkëkohësisë dhe dizajnit, midis elegancës dhe prakticitetit. Zgjidhni Stilin që ju përfaqëson vetëm në Pierre Cardin.

Brandi i famshëm Doimo Salotti vjen ekskluzivshit për klientin shqipëtar në Pierre Cardin. Divane, kolltuqe, poltronë,kënde, aksesorë, e shumë më shumë i gjeni në Pierre Cardin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *