Carpets, Furniture

Tapet Mëndafshi bamboo

tapet Bamboo

Në larmishmërinë e tapetëve Pierre Cardin do të gjeni edhe tapetët prej bamboo natyrale.

Këto lloj tapetësh ne i sygjerojmë jo vetëm për stinën vjeshtë-dimër por për çdo stinë të vitit. Kjo për shkak të vetive të jashtëzakonshme që ka bamboo-ja si bimë dhe përshtatja e këtyre vetive në tapet e çojnë shtëpinë apo ambientin ku janë vendosur në një tjetër nivel.

Vetitë e një tapeti bamboo: Përse ju duhet një i tillë?

Bamboo simbolizon natyrën. Eshtë ndër të pakta materiale të cilat evokojnë ndjesinë e natyrës dhe botës së jashtme. Është një bimë miqësore ndaj mjedisit, pavarësisht pamjes së saj drunore dhe strukturës së fortë. Pandat, gjelbërimi me rritje të shpejtë dhe ato tinguj melodikë teksa kërcellet e bamboosë fërkohen së bashku janë disa nga ndjesitë që ngjall kjo bimë ndërkohë nga ana tjetër është një material tepër fleksibël.  

Feedback-u që do të merni nga një tapet bamboo:

Tapetët e bambootransmetojnë ngrohtësi dhe janë të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur.

Ato mund të kenë qëndrueshmërinë e drurit ose butësinë luksoze të mëndafshit, veçanërisht kur kombinohen me fibra të tjera natyrore.

Ju mund të keni investuar në një dysheme prej druri në shtëpinë tuaj, megjithatë, tapetët bamboo paraqesin një mënyrë të këndshme për të dekoruar shtëpinë dhë për ti bërë mëngjeset më të ngrohta.

Bamboo është një material i qëndrueshëm, natyral që i vetëm ose si përzierje me materiale të tjera ofron një sërë opsionesh. Tapetët prej bambooje, në varësi të ndërtimit, ndryshojnë në varësi të ambientit ku do të përdoren dhe sasinë e trafikut që tolerojnë. Pra, sigurohuni që të kontrolloni nëse tapeti prej bamboo-je është për zona me trafik të ulët, të moderuar ose më të lartë dhe zgjidhni në përputhje me ambientin që doni ta përshtasni.

Bamboo është një burim natyral dhe shumë i qëndrueshëm i fijeve i cili është jashtëzakonisht i butë në prekje, por nga ana tjetër  siguron një material të fortë me veti natyrore anti-bakteriale dhe rregulluese të lagështisë. Tapetët prej bamboo natyrale të cilat i gjeni pranë Pierre Cardin mund të priten sipas përmasave që ju dëshironi dhe janë në dispozicion në një gamë ngjyrash të personalizuara për t’ju përshtatur kërkesave të stilit tuaj.

Tapetët e bamboo-së janë vetëm një opsion i mbulimit të dyshemesë. Sigurohuni që të shikoni faqen tonë Pierre Cardin për të eksploruar më shumë nga bota e mrekullueshme e tapetëve dhe jo vetëm!

Në Pierre Cardin do të gjeni tapetë industrialë, tapetë natyralë, qilima dhe sixhade me dizajne unike e cilësi superiore. Mobilje dhe biankeri, gjithçka për arredimin e shtëpisë tuaj!

Është koha për ta çuar shtëpinë tuaj në një nivel tjetër me tapet Pierre Cardin

Për më shumë ide këshilla dhe blerje ju presim pranë showroomeve tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Km. 12, Vorë)

3- Lagjia Bahcallëk Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *