Carpets

Si të Zgjedhim Tapetin e Duhur për Apartament

tapet

Keni arreduar apartamentin tuaj te ri dhe tani është rradha për të shruar tapetët? Në varësi të stilit të arredimit dhe hapësirës që keni do të zgjidhni dhe tapetin e duhur për ambientin tuaj. Ne do t´ju japim disa ide apo variante ku mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më së shumti. 

Tapet në Shitje Pierre Cardin 

 Kur kërkoni tapet në shitje në Internet do t’ju dalin qindra opsione. Ne jemi këtu për t’ju dhënë informacionet që ju nevojiten për të zgjedhur tapetin perfekt për ju. Së pari duhet të dimë se ku duhet të shtrohet tapeti. Masni dyshemenë për të përcaktuar madhësinë e tapetit. Më pas, vendosni se si do të dëshironit që tapeti të ndërvepronte me mobiljet tuaja: duhet të vendoset poshtë apo anash tyre? Për këto detaje duhet të jeni shumë të qartë. Tapetët në shitje në Pierre Cardin vijnë në të gjitha format dhe përmasat, dhe me një larmi të madhe ngjyrash dhe dizajnesh. Aty keni shumë mundësi zgjedhjesh. Shikoni këtu shumllojshmërinë e tapetëve dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë për apartamentin tuaj. Për ti parë nga afër Showroomi i Pierre Cardin gjendet pranë Prestige Home Center dhe tek Kompleksi Delijorgji.

Llojet e Tapetëve në Shitje 

Më poshtë po listojmë disa nga llojet e tapetëve në shitje që do të gjeni pranë Pierre Cardin Home. 

Sixhadet Persiane

Sixhadet  të cilat për Shqipërinë i gjeni eksluzivisht në Pierre Cardin janë tapetë të rëndë, me mbi 2 milion fije të punuara me dorë. Sixhadet Persiane janë të dashura në mbarë botën për modelet e tyre mahnitëse dhe historinë e pasur që kanë. Mund ti shtroni edhe në dhomën e ndenjes së apartamentit tuaj nëse doni ti shtoni vlera arredimit dhe gjithë ambientit në tërësi.

Tapet Tradicional

Këto lloj tapetësh janë klasikë për një arsye. Shtoni klas në apartamentin tuaj me stilin e tapetit tradicional që nuk del kurrë nga moda. Ky lloj tapeti përshtatet më së miri si me stilin tradicional të arredimit ashtu dhe me stilin kontemporan. Në Pierre Cardin do të gjeni modele dhe dizajne të ndryshme të tyre.

 Tapet Modern dhe Kontemporan

Tapet në shitje i stilit modern është loji më i kërkuar në Pierre Cardin. Këto tapetë janë trendet e vërteta të viteve të fundit. Me një tapet modern krijoni pamje bashkëkohore që thekson në mënyrë të përsosur dhomën tuaj të ndenjes. Kjo është arsyeja përse pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin tapet modern për apartamentin e tyre.

Tapet Natyral 

Për tapet në shitje me fibra natyrale kemi folur gjerë e gjatë. Tapet prej leshi, pambuku, jute apo  mëndafshi, prej mijëra vitesh njerëzit kanë bërë tapetë me fibra natyrale por kërkesa për to është rritur ndjeshëm në dhjetëvjecarin e fundit. Përse duhet të zgjidhni tapet natyral për apartamentin tuaj? 

Tapetët natyralë janë një zgjedhje e zgjuar. Janë antimykotikë dhe antibakterale. Miqësor me mjedisin dhe do ti keni për shumë vite në apartamentin tuaj. 

Jepini apartamentit tuaj ngrohtësinë dhe komoditetin që meriton me tapetët e Pierre Cardin. 

Na vizitoni në showroomet tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *